Pauza 11 minutëshe e llogarisë së presidentit amerikan, Donald Trump në Tuiter është përshëndetur me hare nga përdoruesit e rrjeteve sociale, si një armëpushim Krishtlindjesh në llogoret e luftës. Për 11 minuta u duk sikur paqja dhe harmonia u derdhën në tokë me pezullimin e përkohshëm të llogarisë së Tuiterit.
Shpejt doli se pezullimi nuk ishte veprim i kompanisë kundër presidentit amerikan për shkak se me raste ai kërcënon me luftë bërthamore, dhe as për shkak se Trump e kishte fshirë atë aksidentalisht. Në vend të kësaj, një punonjës i Tuiter në ditën e fundit të punës, kishte menduar këtë veprim si akt rebelimi.
“Je i punësuar”, shpërtheu në një kor media sociale duke mirëpritur veprimin e punonjësit. Shaka dhe komente plot kripë nuk munguan, që në thelb ishin politike dhe shenja revolte. /tesheshi.com/