Paul Pogba, një ndër futbollistët më me emër në botë të momentit, shpërndau imazhe dhe video nga Meka.
Mesfushori i Manchester United, pas përfundimit të sezonit futbollistik po kalon ditë Ramazani në vendin e shenjtë të Islamit, ku prej aty, në profilin e tij në Instagram shkroi: “Kurrë nuk duhet të harrojmë gjëra të rëndësishme në jetë.”.
Me këtë, ai i është referuar besimit, rëndësisë së tij në jetën e njeriut.
Krah tij qe dhe futbollisti i Evertonit, gjithashtu dhe ai shtetas francez porsi Pogba, Kurt Zouma. /tesheshi.com/