Në kohën kur qeverisjen në Mal të Zi pritet ta marrin forcat pro-serbe apo pro-ruse, ithtarë pro-përëndimorë nën kauzë patriotike, organizuan një tubim në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë me slloganin: “S’do të heqim dorë nga shteti”
Sipas policisë, masa njerëzore përbëhej nga më shumë se 50,000 qytetarë.
Ishte një grup i organizatave patriotike malazeze që ftoi qytetarët në tubim, duke deklaruar se këto ditë në Mal të Zi, fjala më e shtrenjtë është liria.
“Liria që po na kthen në vitet 1990, liria në shpërthimet e urrejtjes kombëtare dhe fetare, liria për të kërcënuar ata që nuk ecin në makinerinë ortodokse! Liria në të cilën ata që mbajnë flamurin e Malit të Zi janë bërë shënjestër…”, u tha në një deklaratë. /tesheshi.com/