Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Patozi i shkruan Bashës dhe një mesazh për aleatët: te kasollja jonë, që po zvogëlohet, s´ka vend për të gjithë

by te Sheshi
14/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Patozi i shkruan Bashës dhe një mesazh për aleatët: te kasollja jonë, që po zvogëlohet, s´ka vend për të gjithë

Astrit Patozi, një nga kritikët dhe kundërshtarët e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në debatin e çelur së fundmi në rradhët e opozitës, pas kritikave të disa prej aleatëve dhe kërkesën e tyre për tërheqjen e ministrave teknikë nga qeveria Rama.

Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi i kërkuan publikisht Bashës të tërheqë ministrat teknikë, por ndaj tyre reagoi këshilltari i kreut të PD-së, që përmes një komenti në rrjetet sociale, i krahasonte dy deputetët me zonjën Tefta, e njohur për këshillat që jep në fushën e kulinarisë.

Duket se këtij debati i është bashkuar edhe ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, mandati i të cilit si deputet përfundon në shtator.

Ai i shkruan Bashës që të kthehet në Shqipëri, duke i kujtuar edhe një batutë:  “kopilin mund ta lësh në derë, por bërjen e tij s’mund ta delegosh”.

“Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çeliktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cënojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut”, shkruan Patozi.

Më tej ai shton “ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj”.

Komenti i Astrit Patozit

QË TË MOS PRISHET HARMONIA E KASOLLES

Tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë”.

Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çeliktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cenojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut.

Ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj.

Të tjerët, që mund të kenë kokën e tyre, le të gjejnë strehë ku të duan. Janë të lirë të shkojnë në shtëpi të tjera, në vila apo grataçelë, po të duan, mjafton që të mos e prishin rregullin harmonik dhe harmoninë e rregullt të kasolles.

Dhe pasi të keni mbaruar punë me të gjithë, futjuni edhe një herë qilizmës brenda gardhit të partisë sonë, se mbase ju ka tepruar ndonjë armik, të cilin mund të mos e ketë kapur tamam vala e parë e luftës së klasave. Nga ulja e vigjilencës apo nga fshehja e kokës së gjarprit, kjo pak rëndësi ka.

Le të kthehet kjo në një zakon të përhershëm apo në një ligj të pashkruar, njësoj siç ka mbetur që në çdo 4 vjet, më 22 korrik, Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë votime për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar.

Nuk jua kam fare merakun që këtë mision do ta kryeni me sukses, sepse të tillë e keni edhe porosinë, edhe zellin. Por një këshillë e kam edhe për ju: Bëjini një zë udhëheqësit që të kthehet në atdhe, megjithëse është kohë pushimesh, sepse ka ca gjëra në botë që nuk delegohen dot. Fjala vjen, mund t’ia lësh dikujt kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër. Sepse nuk mjafton të jetë vetëm kopil, por duhet të jetë edhe i yti.

Mbase i bën mirë kthimi dhe e kthjellon për të dalluar më mirë se cilat janë punët që i takojnë të bëjë opozitës, edhe sikur populli bashkë me qeverinë të shkojë i gjithi me pushime. Mbase e frymëzon puna dhe vepra juaj dhe e shtyn edhe më tej pastrimin e oborrit tonë dhe kopshteve të fqinjëve nga barërat e këqija.

Por që të jeni brenda, në rast se ka këtë mendje, i thoni që të sjellë me vete edhe një tufë me kostume doku, nga ato që vishnin kinezët në vitet e Revolucionit Kulturor, që jo vetëm të mendoni njësoj, por edhe të mbatheni gjithashtu njësoj. Me të njëjtën uniformë si lideri suprem dhe i pagabueshëm. /tesheshi.com/

Tags: aleatetbashapatozipd

Related Posts

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?
Kronikë

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Next Post
Pas akteve të dhunës në Charlottesville, dorëhiqet këshilltari ekonomik i Trump: duhet të nderojmë vlerat tona themelore

Pas akteve të dhunës në Charlottesville, dorëhiqet këshilltari ekonomik i Trump: duhet të nderojmë vlerat tona themelore

Aksidenti, ja dy veprat penale që po hetohet deputeti Aqif Rakipi…

Aksidenti, ja dy veprat penale që po hetohet deputeti Aqif Rakipi…

Si i shpëtoi konfiskimit të pronave biznesmeni dhe loja me “google maps”…

Si i shpëtoi konfiskimit të pronave biznesmeni dhe loja me “google maps”…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni