Patatet janë ushqimi i të gjithëve, cilado qoftë receta, shijojnë gjithmonë!
Përbërësit për një tigan mesatar:
2-3 patate të mëdha
150 gr proshutë
Djathë që shkrin
Hudhër
Rozmarinë
Vaj ulliri
Kripë, piper
1 lugë mustardë
Përgatitja:
Zieni patatet përgjysmë. Pastrojini nga lëkura, pritini në copa jo shumë të vogla dhe kalojini në një tigan me pak gjalp, vaj ulliri dhe hudhër.
Rregulloni shijen me kripë e piper dhe hidhni proshutën e prerë në kubikë. Shtoni pak ujë dhe në momentin që do të nisi të vlojë, shtoni mustardën dhe djathin e grirë.
Përziejini mirë që salca të bëhet si krem në të gjithë sipërfaqen e tigani. Shërbehet e ngrohtë. /tesheshi.com/