Për të përgatitur këtë pjatë të shijshme ju nevojiten:
Përbërësit:
- 1 kg patate të bardha
- salcë beshamel
- 60 gr djathë kaçkavall i grirë
- 30 gr gjalpë për tavën
- 200 gr Proshutë (Pule, Pizza ose Cotto)
- 200 gr arra të qëruara
- 200 gr mocarela në feta
- 15 gr galetë
- kripë & piper
Përgatitja: Zieni patatet me gjithë lëkurë në ujë të bollshëm me kripë për 25 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen. Përgatitni salcën beshamel mjaft të trashë. Shtoni kaçkavallin dhe përzijini mirë. Qëroni patatet dhe pritini në feta.
Lyeni me vaj një enë zjarrduruese qelqi dhe mbulojeni fundin e saj me një shtresë fetash patate, Proshutën (Pule, Pizza ose Cotto) të prerë në feta dhe hidhini kripë e piper. Hidhini sipër salcën beshamel, pastaj një shtresë tjetër patate, Proshutën (Pule, Pizza ose Cotto) dhe mbulojeni me mocarela dhe beshamel, kriposeni dhe hidhini piper.
Shtresën e fundit me patate e mbuloni me beshamelën e mbetur, galetën dhe gjapin. Kalojeni në furrë në temperaturë 1800 C për 25 minuta. Hiqeni nga furra vërini thelpinjtë e arrës dhe shërbejeni të nxehtë. /tesheshi.com/