Kriza e Kushtetueses është “pasuruar” dhe me dy zhvillime të tjera. Në të parin, i shkarkuar nga vettingu Besnik Muçi, pas fjalës së fundit thënë për të nga Komisioni i Apelimit, ka vijuar të “shkojë në punë”, pra në Gjykatën Kushtetuese, duke u vetëndjerë anëtar i ri i saj në injorim të shkarkimit të një dite më parë. Ai dhe dje paralajmëroi se nuk do e njohë vendimin e Apelimit, i cili e shkarkoi për mosjustifikim të pasurisë.
E nga ana tjetër, një ndër tre prokuroritë ku presidenti Meta ka paditur kreun e KED-it Ardian Dvorani, ajo e Krimeve të Rënda, e ka regjistruar atë e tani pritet shqyrtimi. /tesheshi.com/