Anëtarët e institucioneve më të larta të drejtësisë shqiptare në Shqipëri vijojnë të befasojnë me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Veç llogarive bankare që shtohen dhe pakësohen përgjatë 1 viti, ajo që bie në sy janë objektet e shumta që gjytarët kanë në pronësi të tyre apo të të afërmve, duke u renditur ndoshta mes njerëzve më të pasur.
Në deklaratat e pasurisë të vitit 2016, publikuar nga shqiptarja.com, bie në sy fakti se vetëm një gjyqtar ka 18 apartamente, ndërsa një tjetër zotëron edhe pikë karburanti. Ndërkohë, llogaritë bankare janë shtuar, ose si pasojë e punëve të kryera nga gjyqtarët ose si pasojë e kursimeve.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, gjatë vitit 2016, ka deklaruar në deklaratën e pasurisë 18 apartamente të reja dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referon një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk ka të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.
Sipas deklaratës së pasurisë së publikuar Shqiptarja.com, apartamentet janë me sipërfaqe: 292 m2, 62 m2, 67 m2, 54 m2, 60 m2, 51 m2, 54 m2, 66 m2, 59 m2, 55 m2, 54 m2, 55 m2, 67 m2, 51 m2, 54 m2, 55 m2 etj. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, për vitin 2016, deklaron edhe tre pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2.
Ai thotë se ka dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin. Gjyqtari sqaron se vlera e blerjes së truallit është 16 000 euro. Këto para burojnë nga pjesa e shitjes së shtëpisë në Rr. Don Bosko, me vlerë 55 mijë euro. Po gjatë viti 2016, gjyqtari deklaron 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.
Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë, deklaron dy llogari në emër të bashkëshortes me vlerë 207 mijë euro dhe 7 500 000 lekë, bashkë me rreth 50 mijë USD të ardhura, vetëm në vitin 2016, nga puna si notere e saj. Artan Broci deklaron 10 mijë euro të ardhura nga qiratë për vitin 2016, 1 500 000 lekë kontratë për ndërtimin e një shtëpie në Shkodër, bashkimin e dy pasurive të paluajtshme duket formuar një apartament 143 m2 si dhe shkërbimin e një sipërfaqe 65.7 m2 me një shtetas, duket krijuar një tjetër apartament 157 m2.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, për vitin 2016 deklaron 51 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një karburanti, në pronësi të tij dhe të bashkëshortes. Po gjatë këtij viti, gjyqtari thotë se ka kursyes 447 758 lekë nga paga e tij dhe e bashkëshortes, e cila punon si gjyqtare.
Ndërkaq, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, deklaron disa rroga nga punët paralele që ka bërë. Zaganjori deklaron 2 017 000 lekë të ardhura nga paga si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar i KLD, 1 191 000 lekë të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja e doktoraturave në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin për Studime Evropiane, 263 540 lekë të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Luarasi, 298 euro dhe 155 000 lekë të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë.
Kryetari i Gjykatës së Lartë deklaron gjithashtu 1 764 000 lekë të ardhura nga qiraja e një bodrumi dhe kati të parë.
Evelina Qirjako, llogari të pazakonta
Llogari të pazakonta bankare deklaron edhe Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë. Zonja deklaron një llogari me vlerë 153 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 me 64 euro dhe llogari bankare me vlerë 196 mijë, shtuar gjatë vitit 2016 me 987 euro.
Gjyqtarja deklaron gjithashtu llogari me vlerë 56 mijë euro pakësuar me 41 814 euro, llogari 22 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 po me 22 mijë euro, llogari rrjedhëse 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro, llogari 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro, llogari rrjedhëse 373 euro, pakësuar me 373 euro, llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë, llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD etj. Gjatë vitit 2016, zonja thotë se ka shitur një apartament me sipërfaqe 67 m2, me vlerë 22 mijë euro. Anëtarja e Gjykatës së Lartë duket se ka edhe pasuri të tjera të paluajtshme, pasi nga dhënia me qira e pronave, vetëm për vitin 2016, deklaron 40 mijë euro si dhe 2 958 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve.
Pasuritë e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në 2016
Guxim Zenelaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 292.62 m2, burimi i krijimit: Kontrata e sipërmarrjes…
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 62 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.35 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 60.36 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 66.58 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 59 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.36 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.
Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 61 m2.
Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2
Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 15 m2
Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, 218.06 m2. Origjina e kësaj pasurie: Kontratë datë 14.09.2007. Janë dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin, Lezhë. Vlera e blerjes së truallit 16 000 euro. Burimi i krijimit: Pjesë e shitjes së shtëpisë në Rr. Don Bosko, me çmim shitje 55 mijë euro.Paga dhe shpërblime si gjyqtar, 1 566 456 lekë.
Pensioni i nënës, 1 22 676 lekë.
Qira për objektin lokale dhe ambiente banimi në Shëngjin, 30 mijë euro
Kredi bankare në vitin 2014, në shumën 130 mijë euro, detyrimin i mbetur 119 870 euro.
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Të ardhura nga qiraja, bodrum plus kati i parë, 1 764 000 lekë.
Interesa nga depozitat, 104 972 lekë.
Shtesë në llogarinë në euro, 10 210 euro.
Interesa vjetore nga shuma e investuar në obligacion, 243 695 lekë.
Kalim në llogarinë e djalit në Gjermani, për studime, 13 700 euro.
Paga si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar i KLD, 2 017 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 1 543 000 lekë.
Mësimdhënie dhe udhëheqje master dhe doktorature në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin për Studime Evropiane, 1 191 000 lekë.
Mësimdhënie dhe udhëheqje shkencore në Universitetin Luarasi, 263 540 lekë.
Të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë, 298 euro dhe 155 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit, 191 100 lekë.
Gjendja e kartave të kreditit, 291 000 lekë, 169 000 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes, 7 924 lekë, 27 000 lekë, 800 lekë.
Të ardhura nga botimi i librit, 380 euro.
Renis Zganjori, djali, llogari bankare, 7 291 euro.
Paga vjetore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, 1 439 489 lekë.
Të ardhura nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Luarasi, 34 608 lekë dhe 556 144 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit në Durrës, 1 281 euro.
Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Shitur apartament me sipërfaqe 67 m2, 22 mijë euro.
Të ardhura nga paga, 1 566 456 lekë.
Pagesë nga fondacioni ‘Slym Foundations’, 354 euro.
Të gjitha pagesat e qirave të pronave, 40 mijë euro.
Të gjitha pagesat e qirave nga bankat, 2 958 000 lekë.
Interesat bankare të të gjitha llogarive bankare, 991 euro dhe 9 022 lekë.
Kontrata me shoqërisë…, gjendja e detyrimit të mbetur 15 750 euro.
Detyrime të pashlyera ndaj shoqërisë…, 76 mijë euro.
Shtim në llogarinë rrjedhëse, 6 938 euro.
Pakësim likuiditeti, 38 euro.
Pakësim likuiditeti, 64 euro, gjendja në fillim të 2016, 153 mijë euro.
Shtesë likuiditeti, 2 726 050 lekë.
Interesa nga depozitat, 9 022 lekë.
Pakësim likuiditeti, 325 274 lekë.
Pakësim likuiditeti, 22 mijë euro, gjendja në fillim të 2016, 22 mijë euro.
Pakësim likuiditeti, 41 814 euro, gjendja në fillim të 2016, 56 mijë euro.
Pakësim likuiditeti, 749 lekë.
Pakësim likuiditeti, 189 912 lekë, gjendja në fillim të 2016, 189 912 lekë.
Shtesë në likuiditet vetëm pjesë interesit, 987 euro, gjendja në fillim të 2016, 196 mijë euro.
Pakësim likuiditeti në masën 8 166 euro, gjendja në fillim të 2016, 8 169 euro.
Pakësim likuiditeti në masën 991 euro, gjendja në 1 janar 2016, 991 euro.
Llogari rrjedhëse, 67 123 lekë, pakësuar me 67 123 lekë.
Llogari 3 261 USD, pakësim me 4 USD.
Llogari rrjedhëse, 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro.
Llogari rrjedhëse, 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro.
Llogari rrjedhëse, 373 euro, pakësuar me 373 euro.
Llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë.
Llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD.
Llogari rrjedhëse në franga zvicerane, 17.25 CHF, pakësuar me 17.25 CHF.
Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Llogari e bashkëshortes, 207 mijë euro dhe 7 500 000 lekë, sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave.
Bashkuar pasuria, shtesa anësore kati i parë me sipërfaqe 65.7 m2, me apartamentin ekzistues me sipërfaqe 78.11 m2, krijuar apartament me sipërfaqe 143 m2.
Kontratë për shkëmbimin pa shpërblim të shtesës anësore me sipërfaqe 65.7 m2, në katin e dytë, me shtetasin… Kjo pasuri i është bashkuar apartamentit ekzistues me sipërfaqe 92 m2, duke krijuar një apartament 157 m2.
Kontratë për ndërtim shtëpie në Shkodër, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere në Tiranë, 5 273 388 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit, 10 mijë euro.
Të ardhura nga qiraja e zyrës, 840 000 lekë.
Interesa të obligacioneve katërvjeçare, 283 982 lekë.
Fond pensioni vullnetar, 91 409 lekë.
Interesa të obligacionit dyvjeçar, 170 600 lekë.
Interesa nga llogaria e depozitës, 9 707 lekë.
Llogari bankare, 160 913 lekë.
Llogari bankare, 198 597 lekë.
Llogari bankare, 460 320 lekë.
Llogari i djalit Arlind Broci, 46 891 lekë.
Llogari i djalit Arlind Broci, 134 036 lekë
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes si notere, 252 550 lekë.
Llogari e bashkëshortes, 895 469 lekë.
Interesa nga depozita plus e fëmijës së mitur, 9 903 lekë.
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 lekë.
Honorare dhe dieta si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 102 000 lekë dhe 34 008 lekë.
Të ardhura si anëtar i Komitetit Disiplinor i Dhomës së Avokatisë si përfaqësues i KLD, 306 000 lekë.
Paga e djalit Arlind Broci pranë Albcontroll Tiranë, 994 053 lekë.
Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Pakësim i gjendjes cash, 4 000 000 lekë, burimi nga kursimet familjare në vite.
Paga vjetore si gjyqtar, 1 566 462 lekë.
Kristina Ndreca, bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia, Universiteti Politeknik i Tiranës, 149 250 lekë.
Erion Ndreca, paga nga Ministria e Drejtësisë, 837 408 lekë.
Erind Ndreca, paga vjetore nga ZVRPP Tiranë, 611 449 lekë.
Kristina Ndreca, bashkëshortja, depozitë bankare, 3 000 000 lekë.
Erind Ndreca, depozitë bankare, 1 000 000 lekë.
Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Kursim nga të ardhurat e qerasë së karburantit, bashkëpronar në ½ pjesë me bashkëshorten, 51 mijë euro. Kursim nga paga e tij dhe e bashkëshortes, 447 758 lekë.
Llogari në emër të djalit, çelur nga Bashkia e Tiranës për rezultate të shkëlqyera, 27 000 lekë.
Llogari në emër të vajzës, çelur nga Bashkia e Tiranës për rezultate të shkëlqyera, 27 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 566 459 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si gjyqtare, 1 219 060 lekë.
Medi Bici, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Shtesa në llogarinë rrjedhëse, 1 421 660 lekë.
Depozitë bankare, 1 065 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 456 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, 55 792 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si specialist pranë Bankës së Shqipërisë, 957 498 lekë.
Majlinda Andrea, anëtare e Gjykatës së Lartë, e dënuar për korrupsion, pasuria për 2016
Interesa nga depozitat, 270 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 38 909 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 3153 226 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 5 492 lekë.
Paga si gjyqtare, 848 993 lekë.
Paga e bashkëshortit si këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë, 562 201 lekë.
Paga e djalit si administrator i shoqërisë, ‘GRANITIIMPORT-AL’, 1 147 330 lekë.
Kredi bankare për blerje apartamenti në Sarandë, marrë në 2007, 123 mijë euro, shlyer 1 485 euro.
Hua e marrë nga bashkëshorti, 50 mijë euro.
Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Depozitë kursimi 20 mijë euro, paratë janë krijuar nga kursimet ndër vite.
Kartë krediti, me limit 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 euro.
Të ardhura nga interesat bankare të depozitës, 11 611 lekë.
Llogari, depozitë kursimesh, 15 mijë euro, Burimi i krijimit: Krijuar nga të ardhurat familjare.
Kartë krediti, me limit 300 000 lekë.
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Gjendja e llogarive personale, 54 138 euro.
Llogari bankare, 8 618 lekë.
Llogari bankare, 20 mijë euro, të ardhura nga qiratë.
Gjendja e llogarive të bashkëshortes, 9 497 euro, 1 564 633 lekë, 160 952 lekë.
Fond investimi, gjendja, 6 720 900 lekë.
Fond pensioni vullnetar, 1 983 307 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 566 562 lekë.
Të ardhura si anëtar i ZABGJ, 42 782 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes pranë bankës… 4 901 733 lekë.
Të ardhura nga qiraja sipas kontratë… 20 400 euro.
Kredi e deklaruar pranë bankës… gjendja e detyrimit të mbetur 104 908 euro.
Kredi e deklaruar më parë, shlyer totalisht, 4 207 euro.
Arjana Fullani, anëtare e Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016
Kontratë për dhënien me qira të apartamentit, 420 000 lekë.
Zgjidhur marrëveshje e shërbimit teknik me shoqërinë…
Pasuri e dhënë me qira në datat 09.12.2016, nuk është bërë asnjë pagesë deri në 31.12.2016.
Shtesë në llogari bankare, 42 mijë euro.
Pakësim në llogarinë bankare, 4 128 766 lekë.
Shtim në llogarinë bankare, 6 139 536 lekë.
Gjendje cash 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 566 456 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 37 216 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit, 624 750 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit, 6 092 865 lekë dhe 14 092 euro.
Të ardhura nga shitja e tokës, 38 503 euro.
Kredi nga Banka e Shqipërisë për blerje apartament banimi, gjendja e detyrimit 8 065 484 lekë.
Krijuar subjekti tregtar, person fizik ‘Ardian Fullani’, 383 256 lekë.
Vajza Fiona Fullani, të ardhura nga paga, 718 341 lekë. /tesheshi.com/