Keni dëgjuar ndonjëherë t’ju thonë se nëse merrni një lugë vaj ulliri në mëngjes ju bënë mirë për shëndetin? Me vete mund të keni menduar sa fjalë pa kuptim janë këto dhe si ka mundësi të ndikojë vaji i ullirit në organizmin tim?!
Jeni mësuar ta konsumoni vetëm në sallatë apo kur një ushqim është skuqur apo pjekur me vaj ulliri e kurrë nuk e keni parë si një produkt i cili mund të konsumohet i pavarur nga ushqimet e tjera. Nëse kishit dyshime vaji i ullirit është një pasuri e vërtetë.
Me vlera si vitaminë E, magnez, vitaminë B, zink, proteina të rëndësishme dhe antioksidantë të fuqishëm, vaji i ullirit ka veti të forta anti-plakje. Ja çfarë mund të bëjë për ju:
- Redukton rrezikun e diabetit
- Ndikon pozitivisht dhe përmirëson shëndetin e zemrës
- Forcon kockat tuaja
- Vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës
- Ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit
- Ul rrezikun e sëmundjes Alzheimer
- Nxit fuqinë e trurit tuaj
- Bukuria fizike (Flokë të shëndetshëm dhe të bukur, lëkurë e lëmuar dhe e hidratuar) /tesheshi.com/