Gjyqtari i Apelit në Tiranë, Fatos Qato, është “viktima” e radhës e procesit të vettingut. Ai nuk ka mundur të justifikojë dot pasurinë disamilionëshe, sidomos në prona të patundshme, e më tej në studimet e fëmijëve jashtë shtetit dhe udhëtimet e shumta.
Fatos Qato ka qenë një ndër emrat më të njohur të kastës së drejtësisë në vite, i trajtuar edhe mediatikisht për proceset e së fundi dhe për pasurinë e poseduar.
Me largimin e tij nga radhët e drejtësië, vettingu shënon një tjetër rast të bujshëm ndëshkimor në emër të reformës në drejtësi. /tesheshi.com/