Atë që po ndodh në Fier, ku tritoli po bën kërdinë duke rrafshuar me dhjetra godina ndërtuar buzë Gjanicës që e përshkon qytetin mespërmes, kryeministri Edi Rama e ka emërtuar si një “Lanë të dytë” dhe më pas i ka shtuar një “demokratikase”, si për t’ja faturuar PD-së kaosin urban të pas-’90-ës,
“…dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane…”, shkruan Rama në mesazhin rutinor të mëngjesit, duke e shoqëruar dhe me një video. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155553474456523/