Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pasojat politike të largimit të Saimir Tahirit: çfarë pritet të ndodhë në PS-në e Tiranës?

by te Sheshi
28/10/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Pasojat politike të largimit të Saimir Tahirit: çfarë pritet të ndodhë në PS-në e Tiranës?

Nga Ylli Pata

Largimi i Saimir Tahirit nga funksionet drejtuese në PS ka hapur një shteg të ri konkurrence dhe beteje të brendshme për të zënë pozicionet që ish-ministri i zotëronte në parti.

Tani, padyshim që njeriu kryesor dhe refereues në PS-në e kryeqytetit mbetet kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka konsoliduar edhe më shumë pozitat brenda formacionit politik.

Deri sot është vërejtur një përplasje lobingjesh brenda socialistëve të Tiranës, ku një herë avanconin njerëzit e Veliajt e një herë ato të Saimir Tahirit.

Kongresi i shkuar dhe zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare shënoi një duel të ashpër ndërmjet dy palëve konkurrente.

Ndërsa deri në zgjedhjet vendore të vitit 2015, punësimet dhe marrëdhëniet me militantët e Tiranës i mbante ekskluzivisht Saimir Tahiri, pas zgjedhjes së Erion Veliajt gjërat ndryshuan, duke sjellë një  dyzimi të armatës së përkrahësve socialistë.

Veliaj, me rritjen e fuqisë së tij potenciale dhe reputacionit publik, shtoi gjithnjë e më shumë influencën brenda PS-së së Tiranës, çka çoi që në zgjedhjet e fundit ai të ishte realisht lideri politik i qarkut më më madh të vendit.

Edi Rama, jo pa qëllim në kryeqytet nuk caktoi një lider liste, ndryshe nga qarqet e tjera.

Kreu i qeverisë gjeti një zgjidhje paksa “të çuditshme”, ku renditja në listë nuk ishte sipas prioritetit për t’u zgjedhur deputet, por sipas zonave që ata mbulonin.

Kështu, e para u vendos Elona Gjebrea që mbulonte njësinë bashkiake nr.1, ndërsa Saimir Tahiri që ishte kryetar partie u vendos i 9-ti meqë mbulonte Kombinatin.

Por realisht brenda strukturave të larta dihej se kreu real i fushatës në Tiranë ishte Erion Veliaj, e kjo nuk iu tha njësive politike të PS-së që drejtonin fushatën në bazë.

Shumë pak vetë e dinin skemën se Saimir Tahiri nuk ishte drejtuesi politik i Tiranës, pasi publikisht ish-ministri fliste si lider grupi, situatë kjo që krijoi komplikacione, pasi mjaft prej militantëve të kryeqytetit morën premtime e lidhën marrëveshje të pashkruara për punësime dhe sistemime. Pra me një fjalë u krijua një zinxhir i gjatë lobimi që me këputjen e tij nga Edi Rama ka krijuar një amulli, një paqartësi.

Por padyshim edhe një boshllëk, jo i vogël, që nëse lihet pa vënë dorë mund të shndërrohet në një territor “pjellor” për një “luftë për territore”.

Por nga kush? Shumë mbështesin tezën se Erion Veliaj tashmë është një “çezar”, por kjo nuk përjashton mundësinë e influencave të Saimir Tahirit, i cili edhe pse i larguar nuk se i janë këputur të gjitha fijet.

Nga nga do t’i luajë këto fije ish-ministri?

Apo do t‘i duhet Edi Ramës të jetë vetë në “Konferencën e Tiranës”? Pikërisht këto janë zhvillimet e pritshme, të cilat do të ndodhin së shpejti brenda e mazhorancës, në momentin e parë që të nisë ndarja e posteve të mëdha në administrate.

Veliaj, sa ka mbështetës që natyrisht janë shtuar më shumë edhe në këtë situatë, ka edhe njerëz që janë jashtë “livadhit të tij politik”.

Por nga lista aktuale e Tiranës nuk duket se ka një mundësi rivaliteti apo ndonjë ambicie prej ndonjë politikani që duket është përzgjedhur me kujdes nga Edi Rama.

Sa e qetë, pikërisht kjo gjendje pa rivalë mund të prodhojë një lëvizje “jashtë sistemit” që ndodh menjëherë kur ka pakënaqësi prej ndarjes së pushtetit. Koha më opurtune e kësaj prove natyrisht do të jenë zgjedhjet vendore të 2019-s, kur dhe njerëzit do të kërkojnë lidhjen e “kontratave të reja”. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Next Post
Çudia prej vitaminës e cila shëron: fruta i përsosur për ditët e ftohta

Kush është dëshmitari i ri për vrasjen e Azem Hajdarit?  Ja zbulimi i ish-truprojës së Sali Berishës

Serbia në krah të Madridit, Daçiç sulmon Juncker: Nxiti pavarësinë e Katalonjës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni