Autoritetet në Porto Riko kanë thënë se numri i të vdekurve nga uragani Maria, ka arritur në 48, shifër kjo e bazuar në rishikimin e regjistrimeve spitalore.
Sekretari i sigurisë publike, Hector Pesquera, ka thënë se stuhia ishte faktori vendimtar për vdekjet e reja të zbuluara.
Një vdekje kishte ndodhur në qytetin qendor të Caguas, kur një person nuk ishte në gjendje të merrte trajtimin e dializës pasi stuhia ndaloi rrymën elektrike.
Tjetra vdekje kishte të bënte me një person, i cili nuk mund të merrte trajtim për problemin e tij me frymëmarrje, po ashtu nga pasojat në spitale pas uraganit.
Pasquera tha se numri i të vdekurve nga pasojat e stuhisë mund të rritet në vazhdimësi.
Uragani Maria, goditi territorin amerikan më 20 shtator, pjesa më e madhe e Porto Rikos kanë mbetur pa energji elektrike. /tesheshi.com/