Rreth 40 fëmijë janë plagosur në Kubë nga hedhja e fishekzjarreve për festën e Krishtlindjeve, e cila ka nisur të festohet publikisht edhe nga autoritetet.
20 prej fëmijëve janë në gjendje të rëndë dhe çuar për kurim në spitalin e qytetit Remedios, ku gjithashtu po kurohen dhe mjaft turistë që u lënduan nga festivali i fishekzjarreve.
Kuba ka nisur vetëm kohët e fundit të festojë kremtimet religjoze, por mbyllja e gjatë komuniste e dalja në liri, disa herë ka rezultuar me eksese. /tesheshi.com/