Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pasojat e çizmes së Monikës ndaj Ramës: Meta refuzon kreun e SHISH

by te Sheshi
20/12/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Pasojat e çizmes së Monikës ndaj Ramës: Meta refuzon kreun e SHISH

Ka kaluar qetësisht refuzimi thuajse përfundimtar i presidentit të Republikës, Ilir Meta për të dekretuar Helidon Bendon, propozimin e Kryeministrit për drejtor të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lajmi nuk u dha zyrtarisht, por me burime u përcoll nga disa media që njihen si të afërta me LSI-në, duke nisur nga “Koha Jonë” e Lesit apo “Express”-i i Buzhalës.

Dhe ky qëndrim erdhi fill pas performancës nervoze të kreut aktual të LSI-së, Monika Kryemadhi në Kuvend, e cila ishte protagonistja numër një e barrikadës opozitare kundër largimit të Adriatik Llallës.

Vetë zonja Kryemadhi deklaroi tek Ilva Tare se nuk pajtohej me qëndrimet e presidentit të Republikës, madje shtoi se edhe mund ta shkarkonin, si për të treguar se ka një distancë shumë të madhe qëndrimesh me bashkëshortin e saj.

Por, në realitet, kjo distancë s’duket kaq e madhe, megjithëse kreu i shtetit nuk ka ndërmarrë një barrikadë të dukshme dhe të zhurmshme ndaj Edi Ramës, të cilën e paralajmëroi gjatë fushatës së 25 qershorit, kur nuk kishte marrë detyrën më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Presidenti i votuar nga PS-ja me “pahir”, duket se ka mbajtur një detantë me Edi Ramën pikërisht për një ekuilibrim institucional, por me shpresën se do të kishte në fund një marrwveshje  për Adriatik Llallën.

Dhe Meta apo edhe një pjesë e opozitës, nuk duket se s’kanë marrë mesazhe inkurajuese nga ambjente të mazhorancës për një marrëveshje xhentëlmenësh që Adriatik Llalla mund të qëndrojë deri në emërimin e Kryeprokurorit të ri, pas instalimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por,  gjithçka duket se ka marrë rrjedhë ndryshe pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel në fillim të këtij muaji, ku u pa qartë se BE, por edhe SHBA do të kërkojë zyrtarisht largimin e Adriatik Llallës.

Çka dhe ndodhi më shumë se një herë!

Madje tre ditë para seancës parlamentare të votimit për Kryeprokurorin e përkohshëm, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka takuar posaçërisht për këtë çështje presidentin Meta në zyrën e tij. Por nuk dihet se si ka rrjedhur biseda dhe cili ka qënë qëndrimi i kreut të shtetit.

Zyra e Presidencës nuk shpërndau as një qëndrim të Ilir Metës për Prokurorin e Përkohshëm, e as një qëndrim në lidhje me takimin me ambasadorin amerikan.

Presidenti Meta foli për çështjen e kryprokurorit, gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Malit të Zi, por lëshoi një deklaratë evazive.“Kryeprokurori sipas Kushtetutës” tha  Meta, i cili nuk përcaktoi se zgjedhja e kryeprokurorit të Përkohshëm është antikushtetuese.

Por duket se situata është ngarkuar, pikërisht pas votimit në Kuvend, kur sekretari i Përgjithshëm i Presidentit, Genc Gjonçaj dhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku shkuan në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përzunë Adriatik Llallën pa një pa dy.

Asnjë fjalë nga Presidenca, për të cilën u fol se do të kishte të drejtën e kundërfirmës.

Siç duket, biseda e Donald Lu-së me Metën, pikërisht këtë ka pasur si objekt; mosreagimin e Presidentit për rotacionin në Prokurorinë e Përgjithshme. Rotacion që u bë fakt i kryer në deklaratën e ambasadës amerikanë në Tiranë, vetëm dy orë pas mitingut të opozitës.

Por Meta, tashmë me mosfirmosjen e kreut të SHISH, ka nisur një stinë të re marrëdhëniesh me kryeministrin Edi Rama: stinë që u “inagurua” me mosdekretimin e kreut të SHISH.

Kjo atmosferë paralajmëron një “ngricë”  të gjatë institucionale, e cila mund të bllokojë institucionet e reja të drejtësisë. Pra, megjithëse zonja Kryemadhi deklaroi se ka një qëndrim të ndryshëm me bashëshortin e saj, ky i fundit që “rastësisht” është President i Republikës do të ndikohet nga “Zonja e Parë” që refuzoi statusin formalisht.

Çizmja e hedhur nga Kryemadhi drejt Ramës, ishte në një farë mënyrë edhe shenjë për sjelljen e Presidencës. Njësoj si në rastin kur Lulzim Basha i kërkoi Adriatik Llallës të arrestojë Saimir Tahirin dhe kryeprokurori  e bëri zyrtarisht këtë kërkesë.

Edhe sikur të mos ketë lidhje të personazheve reale me faktet e ndodhura, lidhjen e bën publiku. Në fund të fundit, faktet flasin vetë… /tesheshi.com/

Related Posts

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?
Individualitet

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025
Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?
Politikë

Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

12/07/2025
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Next Post
100-ditëshi i Haradinajt, LDK: këto janë të metat e mëdha

100-ditëshi i Haradinajt, LDK: këto janë të metat e mëdha

Panetone 18 karatëshe që vlen sa një thesar

Panetone 18 karatëshe që vlen sa një thesar

Paloka “flakë për flakë” Gramoz Ruçit: ja çfarë është e paprecedent në Kuvend

Paloka “flakë për flakë” Gramoz Ruçit: ja çfarë është e paprecedent në Kuvend

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

12/07/2025
Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

12/07/2025
Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025
A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni