Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pasiguria, politikanë e biznesmenë pajisen me armë zjarri: ja proçedurat…

by te Sheshi
15/10/2017
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Pasiguria, politikanë e biznesmenë pajisen me armë zjarri: ja proçedurat…

Qindra shqiptarë kanë aplikuar për t’u pajisur me armë zjarri gjatë dy viteve të fundit, ndërsa Policia e Shtetit ka pajisur me autorizim 301 persona për blerje dhe mbajtje të armëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka formuar interesin në rritje të shqiptarëve për t’u pajisur me armë zjarri, kryesisht për shkaqe sigurie. Në grupin e personave të pajisur me autorizim për blerje dhe mbajtje të armëve të zjarrin, përpos kategorive të tjera, përfshihen zyrtarët dhe biznesmenët. Zyrtarë të nivele të ndryshme, të ekspozuar ndaj rrezikuar, kanë shfrytëzuar ligjin nr. 74/2014 “Për armët” për t’u pajisur me armë zjarri. Në grupin e zyrtarëve përfshihen prokurorë, gjyqtarë, deputetë, kryetarë bashkie, ish-kryetar komunash, policia pyjore, hetimi tatimor, përmbarues gjyqësor etj. Deri kur hyri në fuqi ligji i ri për armët, rezultonte se, 350 zyrtarë ishin pajisur me armë zjarri, shkruan shqiptarja.com.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Policia e Shtetit u kërkoi zyrtarëve dorëzimin e armëve, pasi ligji i 1992-shit, në bazë të të cilit ata ishin pajisur, u shfuqizua. Deri në prill të 2016, 168 zyrtarë nuk i kishin dorëzuar armët. Megjithatë, zyrtarët fituan të drejtë për t’u ripajisur me armë në bazë të nenit 26 pika 1, të ligjit të ri për armët, i cili parashikon që, kanë të drejtë të pajisen me autorizim për blerje arme zjarri, ata që, për shkak të veprimtarisë shtetërore ose të rrethanave personale të veçanta, janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë.

Në këtë kuadër, zyrtarët e interesuar pasi kanë dorëzuar armët në polici, kanë aplikuar edhe një herë për autorizim, duke blerë armë të reja.  Për biznesmenët dhe kategoritë e tjera shoqërore, neni 34 i ligjit për armët e zjarrit parashikon kriteret që duhet të plotësohen për t’u pajisur me autorizim për mbajtje të armës në banesë apo në lëvizje. Vetëm në dy vitet e fundit, 2015-2017, rezulton se ka pasur një numër të madh kërkesash për autorizim, por policia ka pajisur me autorizim vetëm 301 persona fizikë, të cilët kanë plotësuar kushtet e parashikuara në ligj dhe në aktet nënligjore.

Besueshmëria

Një ndër kushtet që duhet të plotësojë personi, i cili kërkon të pajiset me armë zjarri në banesë apo në lëvizje është besueshmëria. Me besueshmëri nënkuptohet që të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike e psikotrope, të mos ketë qenë i evidentuar për raste të rezistencës me dhunë ndaj punonjësve të policisë, nëpunësit shtetëror ose për veprat penale të dhunës në familje, të mos jetë i evidentuar për çështje me objekt të gjakmarrjes dhe hasmërisë. Sektori për Krimet në komisariatin përkatës verifikon besueshmerinë, kërkon informacion nga kartoteka kriminale dhe më pas përgatit vërtetimin e besueshmërisë. Vërtetimi përgatitet nga Specialisti për Krimet dhe nënshkruhet nga shefi i Seksionit për Krimet.

Vlerësimi i rrezikut

Një ndër kushtet themelore për t’u pajisur me armë është një rrezik real për persona për shkak të aktivitetit shtetëror si dhe për persona për shkak të rrethanave personale të veçanta. Për vlerësimin e rrezikut Policia e Shtetit ka ngritur një komision.

Rrethanat personale të veçanta përfshijnë rrethanat që krijohen si rezultat i ekzistencës reale të kërcënimit për jetën, për persona që ndihmojnë policinë apo struktura të tjera shtetërore, në lidhje me identifikimin e veprave penale, autorëve të tyre si dhe sigurimin e provave të tjera. Gjithashtu, rrethanat që krijohen për shkak të aktivitetit shtetëror që ka pasur ose ka personi që kërcënohet si dhe rrethanat që krijohen si rezultat i kallëzimeve për vepra penale në një mjedis ku reagimi për këtë veprim është kërcënues për jetën e kallëzuesit.

Autorizimi

Qindra shqiptarë kanë aplikuar për t’u pajisur me armë zjarri gjatë dy viteve të fundit, ndërsa Policia e Shtetit ka pajisur 301 persona me autorizim për blerje dhe mbajtje të armëve të zjarrit.

Zyrtarët

Në grupi i zyrtarëve përfshihen prokurorë, gjyqtarë, deputetë, kryetarë bashkie, ish-kryetar komunash, policia pyjore, hetimi tatimor, përmbarues gjyqësor etj. Deri kur hyri në fuqi ligji i ri për armët, rezultonte se 350 zyrtarë ishin pajisur me armë zjarri.

Kush mund të pajiset me armë

  1. Ata që vërtetojnë qenien e tyre si koleksionistë.
  2. Ata që u njihet e drejta e mbajtjes së armës me ligj të veçantë.
  3. Ata që plotësojnë kriteret për pajisjen me autorizim.
  4. Ata që, për shkak të veprimtarisë shtetërore ose të rrethanave personale të veçanta, janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë, sipas legjislacionit në fuqi.

Kriteret për t’u pajisur me autorizim

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë mbushur moshën 25 vjeç;
  3. Të mos ketë qenë i dënuar më parë me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera me dashje;
  4. Të mos ketë qenë i evidentuar për raste të kundërshtimit me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, nëpunësit publik ose për veprat penale të dhunës në familje, për çështje me objekt të hakmarrjes ose gjakmarrjes;
  5. Të jetë i aftë nga ana fizike e mendore, si dhe të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, të vërtetuara këto me raportin mjekësor përkatës;
  6. Të zotërojë dëshminë për kryerjen e kursit të aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës;
  7. Të mos jetë debitor në shlyerjen e gjobave për kundërvajtjet administrative të parashikuara sipas këtij ligji;
  8. Të gëzojë besueshmëri, në kuptim të këtij ligji. /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Next Post
Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 shtete (video)

Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 shtete (video)

Itali: borxhi i pashlyer, moldavi plagos me thikë 33-vjeçarin shqiptar

Itali: borxhi i pashlyer, moldavi plagos me thikë 33-vjeçarin shqiptar

Ambasada amerikane në Shkup: qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre

Ambasada amerikane në Shkup: qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni