“Nuk ka asnjë tërheqje nga kërkesa ime për hetim ndërkombëtar për mega-aferën korruptive të marrëveshjes Rama – Meta – ÇEZ”. Kështu e nis sqarimin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili mungoi dje në seancën ku u votua për përfshirjen në rend dite të projektligjit të PD-së për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ.
Mungesa e Berishës në votim bëri që të spekulohej se kishte një marrëveshje për të mos e vazhduar më tej këtë hetim, mirëpo ish-kryeministri shprehet se “mungesa në votim kishte shkak të vetëm një keqkuptim timin mbi procedurën dhe mënyrën e votimit pasi mazhoranca në mbledhjen e konferencës së kuvendit me absurditet e kishte cilësuar projektligjin si organik, pra që duhet të votohet me 3/5”.
Berisha deklaron edhe një herë se dënon përpjekjen e Edi Ramës, si e quan, për t’i shpëtuar gjykimit ndërkombëtar për marrëveshjen që kushtoi 1200 euro çdo qytetari shqiptar.
Ai thotë se e konsideron hetimin ndërkombëtar jetik për paqen e stabilitetin e vendit dhe se do bëjë gjithçka për realizimin e tij. /tesheshi.com/