Ka patur dhe pak politikë në atmosferën e Pashkëve. Në fakt ka qenë një thirrje klerikale drejtuar klasës politike shqiptare këto kohë të vështira të saj, që t’i qaset dialogut për të mirën e vendit.
Ka qenë arkipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, George Frendo ai që iu drejtua poltikanëve që të dialogojnë për zgjidhjen e ngërçit për të mirën e kombit.
Mesazhe të tilla janë shtuar shumë vitet e fundit në raste kremtihesh fetare, ku figura klerikalë përcjellin mesazhe ndaj politikës, asaj që ka fatet e vendit në dorë, për të qenë më e përgjegjshme. /tesheshi.com/