‘Pasaportën’ e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, mund ta shikojë çdo qytetar që ecën nëpër Prishtinë
Në rrugën e kryeqytetit janë vendosur disa afishe ku shihet ‘pasaporta’ e Zhbogar kinse i është refuzuar viza për të hyrë në Kosovë.
Ky aksion vjen pas deklaratave të tij se nuk është e sigurt që Kosovës mund t’i hiqen vizat në vitin 2016.
Ende nuk dihet kush e ka realizuar këtë aksion simbolik./tesheshi.com/