Presidenti Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët dhe partitë në vend për procesin zgjedhor.
Ai përmes një postimi në Twitter tha se këto zgjedhje u përcollën me standarde të larta demokratike dhe se qeveria duhet të formohet sa më parë.
“Votimi në zgjedhjet e Kosovës përfundoi. U përcoll me standardet më të larta demokratike dhe i përgëzoj të gjithë qytetarët dhe partitë. Si president i Republikës së Kosovës pres që fituesit të formojnë sa më shpejtë qeverinë e re pro-Evropiane. Qeveria duhet të formohet sa më parë që të adresohen çështjet emergjente”, ka shkruar Thaçi.
Por, presidenti nuk është zgjatur se cilat janë çështjet emergjente që e presin vendin. /tesheshi.com/