Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas zgjedhjeve në Itali: çfarë është populizmi dhe pse e dëmton Demokracinë

by te Sheshi
07/03/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pas zgjedhjeve në Itali: çfarë është populizmi dhe pse e dëmton Demokracinë

Çfarë kanë të përbashkët Donald Trump, Jeremy Corbyn, dhe Rodrigo Duterte? Pavarësisht ndryshimeve të tyre, secili prej këtyre njerëzve është etiketuar populist. Tashmë, në Europë po rriten lëvizjet populiste, po cila është domethënia e tyre?

Populizmi është në rritje – sidomos mes të djathtës së Europës dhe në Shtetet e Bashkuara, ku ndihmoi në kurorëzimin e Trump.

Lëvizja populiste “Pesë Yjet” e Italisë dhe partia Liga, kundër emigrantëve dhe populiste kanë dalë si dy nga lojtarët më të mëdhenj të zgjedhjeve parlamentare – më të fundit e rezultateve të ngjashme në Europë.

Por, sigurisht, ka ndryshim mes të qënit popullor dhe të qënit populist.

“Njerëzit e pastër”

Në shkencën politike, populizmi është ideja që shoqëria është e ndarë në dy grupe në kundërshti me njëra-tjetrën – “njerëzit e pastër” dhe “elitat e korruptuara”, sipas Cas Mudde, autor i botimit “Populizmi: një paraqitje vërtet e shkurtër”.

Termi përdoret shpesh si një lloj ofendimi politik në formë të shkurtuar. Lideri laburist i Britanisë, Jeremy Corbyn, u akuzua për populizëm në lidhje me slloganin e partisë së tij “për të shumtët, jo për të paktët” –  por kjo nuk është pothuajse e njëjta gjë.

Fjala, zakonisht, keqpërdoret, sidomos në kontekstin europian, thotë Benjamin Moffitt, autor i “Rritja globale e populizmit”.

Lideri i vërtetë populist pretendon se përfaqëson “vullnetin e unifikuar të popullit”. Ai qëndron në opozitë ndaj një armiku, që shpesh përfaqësohet nga sistemi “aktual” – duke synuar të “thajë kënetën” apo të ngacmojë “elitën liberale”.

“Përgjithësisht lideri populist e qas veten me të djathtën në kontekstin europian… por ky nuk është një rregull i çeliktë”, thotë Dr. Moffitt.

Partitë populiste mund të gjenden kudo në spektrin politik. Në Amerikën Latine, ishte ish-presidenti i ndjerë Hugo Çavez. Në Spanjë është partia Podemos dhe në Greqi, etiketimi është përdorur edhe për partinë Syriza. Të gjitha këto parti janë në të majtë të spektrit.

Por, “populistët më të suksesshëm sot janë në të djathtë, sidomos në të djathtën ekstreme”, thotë Prof. Mudde.

Politikanë “si Marine Le Pen në Francë, Viktor Orbán në Hungari dhe Donald Trump në SHBA, kombinojnë populizmin me nativizmin kundër-emigrantëve dhe autoritarizmin”.

Komentatorët – që nga revista Time deri tek presidenti i Komisionit Europian – kanë paralajmëruar për vite me radhë për rritjen e populizmit të krahut të djathtë.

Por, në realitet, kjo nuk është diçka e re.

“Ekspertët e shkencave politike kanë qenë duke e studiuar fenomenin për të paktën 25030 vjet”, thotë Dr. Moffitt i cili pohon se në fakt, ka pasur një përshpejtim të ritmit.

Ekspertët nxjerrin në pah ndikimin në rritjen e populizmit, si të ndryshimeve shoqërore si multikulturalizmi dhe globalizmi, dhe të krizave më konkrete që po kalon Europa.

Sipas ekspertëve, shfaqja e partive populiste në Europë mund të dallohet që në fillim të viteve 2000 – por ato mbetën të vogla për disa vjet.

Rritja në mbështetjen e tyre duket se ndodhi “nga viti 2008 – dhe sidomos në vitin 2011, kur kriza e bankave u shndërrua në një krizë të borxheve sovrane”, thonë ata.

Ishte rasti i rrallë kur një klasë elitare si bankierët e pasur, të mund të identifikoheshin pak a shumë si përgjegjësit e drejtpërdrejtë për një krizë që preku pjesën më të madhe të shoqërisë.

“Unë jam populli”

Në librin e tij “Rritja globale e populizmit”, Dr. Moffitt argumenton se ka edhe tipare të tjera të lidhura me një lider tipik populist.

Një prej këtyre tipareve janë “sjelljet e këqija”, apo sjellja në një mënyrë që nuk është tipike për politikanët – taktikë kjo e përdorur me sukses nga presidenti Trump dhe ai i Filipineve, Duterte.

Tjetra, thotë ai, është “përjetësimi i gjendjes së krizës”, – dhe gjithnjë të duket sikur është në sulm.

“Një lider populist që vjen në pushtet “detyrohet” të jetë në një fushatë të vazhdueshme për të bindur popullin e tij se ai nuk është ‘establishmenti’ – dhe se nuk do të jetë kurrë”, sqaron Prof. Nadia Urbinati nga universiteti Columbia.

Ajo argumenton se përmbajtja populiste është e përbërë “nga forma mohore” – qofshin ato  anti-politikanë, anti-intelektualë apo anti-elitë. Këtu qëndron edhe fuqia e populizmit – ai është i zhdërvjellët, apo gjithnjë në ndryshim.

“Eshtë jashtëzakonisht i fuqishëm pasi mund të përshtatet në të gjitha situatat”, thotë ajo.

Një fill tjetër i përbashkët midis liderëve populistë është se ata priren të mos pëlqejnë “sistemet e komplikuara demokratike” të qeverisjes moderne – duke preferuar demokracinë e drejtpërdrejtë në vend të tyre si referendumet, thotë profesori Bull.

Kjo shpjegon edhe lidhjet me autoritarizmin, argumenton ai – një mungesë besimi në sistemin tradicional i jep mundësi rritjeje “liderëve të fuqishëm”.

“Në fund, lideri merr vendime në atë mënyrë që thjesht nuk është e mundshme në demokracitë tradicionale”, thotë ai.

“Kjo ndjesi është ndoshta më e përqafuar nga ish-lideri i së majtës, presidenti i ndjerë venezuelian, Hugo Chávez, i cili dikur tha: “Unë nuk jam një individ – unë jam populli”.

Mënyra e tillë e të menduarit “mund të drejtojë njerëzit të besojnë se nuk mund të dështojnë asnjëherë”, thotë Dr. Moffitt. “Një gjë e tillë ristrukturon hapësirën politike në një mënyrë të re dhe të frikshme”.

Në fund të fundit, nëse nuk je me “popullin” – atëherë duhet të jesh kundër nesh. Kjo është arsyeja përse liderët populistë shpesh shihen me dyshim – dhe përse termi shpesh përdoret si një lloj fyerjeje për një politikan që premton tepër.

Kjo është ajo që prof. Bull e quan “ofertë e papërgjegjshme”.

“Në mënyrë që të mbledhin mbështetje, ata janë më të shpejtë sesa partitë tradicionale për të bërë oferta, apo për të premtuar ndryshimin e gjërave … që në një kqyrje më të afërt mund të duken qartë se janë të paarritshme”, thotë ai.

“Njerëzit mund të përgjigjen vetë sesa e mirë është kjo për Demokracinë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër
Lindja e Mesme

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Next Post
7 Marsi, Ilmije Dumani nga Prishtina shpallet mësuesja më e mirë e vitit në Kosovë

7 Marsi, Ilmije Dumani nga Prishtina shpallet mësuesja më e mirë e vitit në Kosovë

Zbulohet mesazhi më i vjetër në shishe: është 132 vjeçar

Zbulohet mesazhi më i vjetër në shishe: është 132 vjeçar

“Aman Gjermani”, 50 mijë kërkesa nga kosovarët për viza gjermane brenda një viti

"Aman Gjermani", 50 mijë kërkesa nga kosovarët për viza gjermane brenda një viti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni