Pak ditë pasi në Vatikan ishte presidenti Vuçiç, aty ku në një takim me Papa Frençeskun e falenderoi këtë të fundit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, po aty ka qenë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Edhe si kosovar, i riu që drejton diplomacinë shqiptare, bën me dije se ka kërkuar që Vatikani ta njohë Kosovën, pra, të mos dëgjojë Beogradin.
Duke kujtuar 28-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Selisë së Shenjtë, 5-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, si dhe 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezës, Cakaj shkruan: “Këto ngjarje nuk kanë thjesht një vlerë simbolike: ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi. Shqipëria angazhohet aktivisht për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë!”. /tesheshi.com/