Forcat e regjimit përpiqen të ndalojnë konvojin amerikan: Ushtari Asad u vra
Forcat e regjimit të Asadit kanë guxuar të përplasen dhe me amerikanët, kjo pasi në përplasje me ato turke javët e fundit kanë u kanë marrë jetën disa ushtarëve të turq.
Por me amerikanët nuk ka ndodhur kështu.
Të paktën një anëtar i regjimit të Asadit u vra në përleshje me forca amerikane, pasi tentuan të ndalojnë një konvoj të tyre në qytetin Haseke.
Përplasja erdhi pasi në një pikë kontrolli në Hirbet Ammo, forcat e regjimit u përpoqën t’i ndalin rrugën autokolonës së SHBA.
Situata e tensionuar u përshkallëzua në konflikt, me trupat amerikane që hapën zjarr dhe duke vrarë një anëtar të regjimit.
Mësohet gjithashtu se pas këtij konflikti, aeroplanët amerikanë bombarduan dy baza ushtarake të regjimit të Asadit në qytetin Haseke.
Edhe Erdogan nga ana tjetër, ka paralajmëruar regjimin e Daamaskut se do përballet me pasoja të rënda nëse guxon të sulmojë trupat turke. /tesheshi.com/