Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit me aleatët, takim i realizuar një ditë pas kalimit në kuvend të ligjit kundër dekriminalizimit. Kreu i qeverisë është shprehur se “me votën e djeshme për ligjin për integritetin e figurave, janë hedhur bazat në një hap të mëtejshëm në transparencën e plotë në përzgjedhjen e kujtdo që përfaqëson shqiptarët në çdo nivel apo duhet t’u shërbejë atyre”.
Për reformën në drejtësi, kryeministri tha se ajo tanimë kalon në një fazë të re, pas mbështetjes së hapur dhe të qartë që komisioni i Venecias i jep kësaj reforme si domosdoshmëri për një ndryshim radikal.
Në vijim Rama tha se pret me padurim që me hyrjen në fuqi të ligjit, të shihet se kush janë kriminelët duke thënë se “19 janë përmendur nga ana e SHQUP-it”./tesheshi.com/