Eurodeputeti Knut Fleckenstein, pasi ka takuar socialistin Taulant Balla është shprehur në lidhje me reformën në drejtësi, ëpr të cilën është shprehur se kompromisi është shumë i rëndësishëm, ndaj siç tha edhe Fleckenstein, palët duhet të bëjnë pjesën e tyre.
“Kam ardhur në Shqipëri që të marr sa më shumë informacion të jetë e mundur, se si po shkon reforma në drejtësi. Shpresoj që para se të fillojnë pushimet verore, të kemi rezultate. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka patur sukses përsa i përket reformave dhe kjo është shumë e rëndësishme, sa i përket hapjes së negociatave”, – tha eurodeputeti.
Duke thënë se Shqipëria ka një vit që ka marrë statusin e kandidatit, ai u shpreh se mendon që është koha për të nisur hapjen e negociatave, por për këtë ka kushte, siç dhe miratimi i reformës në drejtësi
“Sot pata një imprension shumë të mirë. Të gjithë kanë dëshirë dhe vullnet për të gjetur konsensus. Kompromisi është shumë më i rëndësishëm se të gjithë amendamentet, ndaj ju duhet të bëni pjesën tuaj këtu në Shqipëri”, – tha Fleckenstein. /tesheshi.com/