Ish-drejtori i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot dervishi, ka publikuar një tjetër dokument që ka lidhje me figurën e antikomunistit Prek Cali, kulla e të cilit u prish disa ditë më parë, ndërsa po rikonstruktohej.
Dokumenti i publikuar nga Dervishi në rrjetin social, ka të bëjë njoftimin për shtypjen e qëndresës së Prek Calit dhe organizimin e një conference në Tuz (Mali i Zi).
Ky është telegrami i datës 28.2.1945 për takimin e Tuzit, në të cilin popullsia vendase e atjeshme që përbënte shumicë cilësohet minoritet. /tesheshi.com/