Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas Shqipërisë, “mprihet sëpata” dhe në Kosovë: në një vit priten 1 milion metra-kub pyje

by te Sheshi
28/06/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Pas Shqipërisë, “mprihet sëpata” dhe në Kosovë: në një vit priten 1 milion metra-kub pyje

Nga Bashkim Kastrati

Kosova ka 466 mijë hektarë pyje. Edhe pse kjo shifër mund të duket e madhe për një vend të vogël siç është Kosova, fakti shqetësues është se rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në Kosovë kanë burim pyjet. Duke marrë parasysh këtë, ekspertët e kësaj fushe, thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth 1 milion metra kub pyje. Prerjet ilegale janë në nivel rritjeje, që do të thotë se në Kosovë gati 1 milion metra kub në vit prehen në mënyrë jo të rregullt, pra pa i respektuar procedurat adekuate.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, në Kosovë vëllimi i përgjithshëm i masës drunore është rreth 46.200.000 metra katrorë kurse rritja bruto vjetore 1.500.000 metra katrorë, prerjet sillen nga 800.000 -1.000.000. Prerjet e parregullta në pyje private janë 29% kurse në pyje publike rreth 49%.

shkatrrimi-i-pyjeve KosoveNjë tjetër dëmtim që i ndodh pyjeve të Kosovës, sidomos në këtë kohë të verës, është djegia e tyre në mas të madhe. Pothuajse çdo vit djegën shumë hektarë me pyje, ndërsa mbjellja ose ripyllëzimi nuk është në nivelin që do t’i kompozonte këto humbje.

Rojet, janë dhe nuk janë

Janë vetëm 205 roje të pyjeve që e kanë për obligim t’i ruajnë 288 mijë hektarë pyje në pronësi publike sa i ka Kosova (sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë), që i bie se secili rojtar individualisht duhet t’i ruajë dhe t’i kontrollojë rreth 1400 hektarë pyll, gjë që për mendjen e shëndoshë është e pamundur.

Këta pylltarë me pagë mujore 220 euro, shpesh të rrezikuar edhe me jetë, nuk janë pajisur ende me armë edhe pse kjo u ishte premtuar.

Shifra, shifra, shifra…

Makfire Sylejmani nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, ka thënë për tesheshi.com se inspektorati qendror i pylltarisë gjatë vitit 2014, ka kryer 1258 kontrolle në subjekte afariste, drejtori regjionale, komuna, tregje, qarkullim rrugor, ngastra pyjore dhe ka hartuar 564 procesverbale, ku janë ngritur 223 fletëparaqitje, prej të cilave 7 penale ndaj personave fizik si dhe 216 fletëparaqitje kundërvajtëse, prej të cilave 202 ndaj personave fizik dhe Operatorëve Ekonomik si dhe 14 fletëparaqitje ndaj zyrtarëve të Institucioneve.

Ajo thotë se ky inspektorat ka konfiskuar 727.04 metra katrorë masë drunore dhe 101.65 metra katrorë  dru janë konfiskuar me vendime të inspektoratit, kurse implementimet i kanë bërë Komunat.

“Inspektorati ka lëshuar 59 vendime dhe ka marrë pjesë në 40 seanca gjyqësore. Gjatë vitit 2014 kanë përfunduar 80 Aktgjykime dhe aktvendime prej të cilave  pozitive 37, negative 9, të pezulluara 34. Ndërsa autoritetet komunale të pylltarisë gjatë vitit 2014 kanë ngritur 5,182 fletëparaqitje me masë drunore prej, 14,564.63 metra katrorë shprehur në vlerë monetare prej, 1,841,360.4 euro prej të cilave 3,747 kundërvajtës me masë drunore  6,527.19 metra katrorë, ndërsa 1,435.00, fletëparaqitje janë penale me masë drunore 8,037.44 metra katrorë si dhe janë konfiskuar 2,906.31 metra katrorë masë drunore”, sqaron Sylejmani.

Vizioni i 2015-ës

Makfire Sylejmani thotë se me strategjinë e zhvillimit të pylltarisë 2010-2020 parashihen mbjellja e sipërfaqeve të zhveshura 330-400 hektarë, kurse gjatë vitit 2015 janë duke u prodhuar mbi 2,500.000 fidanë, momentalisht rezerva të fidanëve në Fidanishten e Institutit janë 1.103,730 copë të llojeve të ndryshme.

Ajo tregon se është bërë nënshkrimi i memorandumit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për angazhimin e 20 punëtorëve në Institutin e Pylltarisë në Pejë (fidanishte) për kryerjen e aktiviteteve të përkujdesjes dhe mirëmbajtjen e fidanëve, si dhe 174 punëtorë për pyllëzime pranverore.

“Në pranverën e këtij viti janë pyllëzuar 250 hektarë me 625,000 fidanë, kurse në vjeshtë do të pyllëzohen edhe 350 hektarë me 875,000 fidanë. Gjithsejtë në vitin 2015 në Kosovë do të pyllëzohen 600 hektarë ose mbi 1,5milionë fidanë te reja”, theksoi Sylejmani.

Lëmshi kompetencave e le fajtorin jetim

Një nga problemet e shkatërrimit të pyjeve është fakti se ligjërisht komunat kanë kompetencë për menaxhimin e pyjeve, dhe që nuk kanë arritur që të menaxhojnë si duhet me pyjet.

Në lidhje me këtë çështje Makfire Sylejmani thotë se duke pasur parasysh se Autoritete Komunale nuk kanë qenë të përgatitura dhe nuk kanë qenë efikase në ushtrimin e kompetencave të deleguara, ligji i ri i pyjeve i cili është në fazën e draftit final parasheh kthimin e kompetencave të deleguara dhe se institucioni i cili do të merret me menaxhimin dhe administrimin e pyjeve në Kosovë do të jetë Agjencia e Pyjeve të Kosovës.

pyejte-te-prera

Komunat që kanë pasur përkeqësim të gjendjes me delegimin e kompetencave janë ajo e Podujevës, Ferizajt, Prishtinës dhe Mitrovicës, ku vlen të theksohet se gjithë prerja publike ka qenë ilegale.

Ndërsa Zeqir Veselaj, profesor në Universitetin e Prishtinës në fushën e ambientit, ka thënë për tesheshi.com se kërkesat e mëdha për drurin në kohën e pasluftës vendosin presion të madh në qëndrueshmërinë e pyjeve dhe ekosistemeve të Kosovës. Ai thotë se eksploatimi ilegal i pyjeve është një problem i madh dhe nuk ekziston ndonjë zgjidhje alternative për ngrohje.

“Prerjet ilegale dhe të pakontrolluara kanë shkaktuar edhe erozione në zonat malore. Pyjet janë shkatërruar edhe nga zjarret pothuajse të rregullta verore here të rastësishme e here me qëllime”, thotë Veselaj, duke shtuar se ssituata me pyjet tregon se pak është bërë në mbrojtjen e tyre.

Ai thotë se konfuzionin në menaxhim në vijën vertikale mes Agjencisë pyjore dhe komunave si dhe në vijën horizontale mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Mjedisit (menaxhimi i pyjeve në parqet nacionale) ka sjell deri te një situate shumë e rendë e  pyjeve, ku secili thirret në mungesë kompetencash dhe rezultati është një degradim i fuqishëm.

“Një faktor i fuqishëm i dëmtimit të pyjeve viteve të fundit është edhe hapja e gurthyesve në tokat pyjore që janë bërë si “plagë kanceri” për peizazhet pyjore. Në asnjë rast edhe kur e kryejnë eksploatimin operatorët nuk ndodh ta rigjenerojnë sipërfaqen e dëmtuar pavarësisht se e kanë të sanksionuar në lejet mjedisore që ju lëshon Ministria e Mjedisit”, theksoi Veseli.

Ai thotë se për mbrojtjen e pyjeve duhet të bëhet gjithçka që nuk është bërë deri sot dhe se ligjet janë dhe janë mjaft të mira, por ato vetëm duhet të zbatohen në praktikë. Kompetencat janë shumë të qarta dhe vetëm kur nuk duhet të veprohet thirren në përzierje kompetencash. Me rëndësi është që trendi i degradimit të ndalet dhe tek pastaj mund të flasim për efektet e ripyllëzimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Obama me një libër për Shqipërinë: mos kemi të bëjmë vallë me një fotomontazh?!

Obama me një libër për Shqipërinë: mos kemi të bëjmë vallë me një fotomontazh?!

Merren në pyetje vëllezërit Arbion e Alban Aliko

Merren në pyetje vëllezërit Arbion e Alban Aliko

SPECIALE/ “Të lutem fute Messin në lojë”

SPECIALE/ “Të lutem fute Messin në lojë”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni