Pyetja e parë e bërë nga Christian Eriksen nga spitali për shokët e tij të ekipit tregon se ai është para së gjithash një njeri i madh, komentojnë disa media.
Pasi ekipi mjekësor luftoi për jetën e Eriksen, mesfushori danez u transportua në spital, nga ku kontaktoi lojtarët e tij përmes videothirrjes.
“Si jeni?”, ishte pyetja e parë e Eriksen për shokët e tij të skuadrës dhe trajneri danez Casper Hülmand foli për këtë.
“Eshtë tipike për të që të mendojë për të tjerët, jo për veten e tij,” tha Hülmand, i cili gjithashtu zbuloi se Eriksen u tha atyre:
“Mendoj se ndiheni më keq se unë. Pasi unë ndihem sikur do të stërvitem tani”. /tesheshi.com/