Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas kritikave disamujore, opozita në emergjencë për të rregulluar relacionet me Donald Lu-në

by Te Sheshi
22/07/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas kritikave disamujore, opozita në emergjencë për të rregulluar relacionet me Donald Lu-në

Nga Ylli Pata

Që prej ditës së sotme, Shqipëria politike nuk është më si më parë. Jo vetëm se është ndryshuar thelbësisht ligji themeltar i shtetit, pra, Kushtetuta. Jo vetëm se është miratuar reforma në drejtësi e pritet një ndryshim radikal në gjyqësor, por ngaqë prej ditës së sotme Edi Rama dhe Ilir Meta do të nisin diskutimin e divorcit edhe formal, deri në largim përfundimtar.

PS-ja dhe LSI-ja do të ndahen përfundimisht, dhe qeverisja do të jetë krejt ndryshe, duke shtuar fjalëkryqet dhe intrigat e pallatit.

Ndërkaq, nga ana tjetër, opozita e Lulzim Bashës, por edhe vetë Ilir Meta me LSI-në, nuk do ta kenë të shtruar rrugën, teksa e nisin rrugëtimin e ri politik me një komunitet ndërkombëtar në antagonizëm. Sidomos Partia Demokratike.

Kjo pasi në betejën për të rritur influencën dhe protagonizmin në fushatën e reformës, opozita harxhoi aq energji kundër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, dhe ambasadores së BE-së, Romana Vllahutin, sa do ta ketë shumë të vështirë për t’i rikuperuar marrëdhëniet.

Në fjalimin zyrtar në emër të opozitës, Oerd Bylykbashi i kishte braktisur ambasadorët më të rëndësishëm që u aktivizuan në proces. Ndërkohë Lulzim Basha falënderimin e tha nën zë.

Kurse mediat pranë Partisë Demokratike e sulmuan sërish mbrëmë ambasadorin Donald Lu, me pretendimin se ka dashur ta bllokojë reformën vetëm e vetëm që të rifutet në negociata, nga, sipas tyre, e paskan nxjerrë krerët e lartë të Departamentit të Shtetit.

Dokrra hini nga ana publicistike, por që shërbejnë si “bomba politike” për opozitën, sidomos me marrëdhëniet euro-amerikane.

Përveç hapjes së çështjes së “sovranitetit”, analizat, komentet, por edhe shpërthimet e njerëzve të opozitës ndaj zotit Lu dhe zonjës Vllahutin kanë qenë ekstreme. Deri edhe fyerje me “libër shpie” dhe nivel etike zero, duke i përmendur njërit origjinën e të parëve dhe duke e akuzuar tjetrën për gjithfarë turpesh, që nuk duhet të sillen në mendje, e jo më të nxirren nga goja. Proporcioni i sulmit, i cili në disa herë erdhi e u kthye në linçim publik, kaloi çdo lloj caku.

E gjithë kjo fushatë ishte e telekomanduar, pasi thjesht me një qëndrim të Bashës askush nuk do të guxonte më të shante e të fyente ambasadorët. Aq më shumë sot, kur përdoren si “qitësa” gazetarë që shkruajnë në muret e rrjeteve sociale vetëm “qoka politikanësh”.

Rreziku i sulmit ndaj diplomatëve kryesorë të angazhuar për reformën në drejtësi vjen edhe nga mbajtja e një qëndrimi, dukshëm të pritshëm, nga kancelaritë e Uashingtonit dhe Brukselit. Department i Shtetit nuk lejon kurrë të sulmohen diplomatët e saj. E provoi Berisha me Withers-in, dhe mori përgjigje të fortë, megjithëse në fillim iu duk e shijshme… /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Zëdhënësi i presidentit turk i hedh poshtë kritikat për gjendjen e jashtëzakonshme

Zëdhënësi i presidentit turk i hedh poshtë kritikat për gjendjen e jashtëzakonshme

Eliminoni kilogramët e tepërt me këtë përzierje natyrale

Eliminoni kilogramët e tepërt me këtë përzierje natyrale

F1: Nico Rosberg e zgjat qëndrimin e tij te Mercedes-i me kontratën e re

F1: Nico Rosberg e zgjat qëndrimin e tij te Mercedes-i me kontratën e re

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni