Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas Rusisë, edhe Irani ndalon aplikacionin Telegram

by te Sheshi
03/05/2018
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Pas Rusisë, edhe Irani ndalon aplikacionin Telegram

Televizioni shtetëror i Iranit bëri të ditur se autoritetet  kanë urdhëruar ofruesit e shërbimeve të internetit që të bllokojnë qasjen në Telegram, një aplikacion i popullarizuar i mesazheve i përdorur nga rreth 40 milionë iranianë.

Prokurori i Teheranit urdhëroi që të dy versionet e aplikacionit, ai për celularë dhe desktop të bllokohen menjëherë.

Irani po e konsideronte ndalimin e Telegram që pas protestave të janarit që shpërthyen në më shumë se 80 qytete dhe më vonë u kthyen në demonstrata kundër elites politike.

Rreth 25 vetë u vranë dhe 5,000 u arrestuan gjatë demonstratave, të cilat ishin më të mëdhatë që prej atyre që pasuan zgjedhjet e kontestuara të vitit 2009.

Disa zyrtarë të vijës së ashpër thanë se protestuesit përdorën Telegramin, i cili faturohej si një shërbim i mesazheve të koduar, për të organizuar mitingjet.

Aplikacioni u mbyll përkohësisht gjatë protestave, por disa përdorues vazhduan të hynin në të përmes proxy-ve dhe shërbimeve VPN.

“Duke marrë parasysh ankesat e ndryshme kundër aplikacionit për rrjetëzimin social të telegramit nga ana e qytetarëve iranianë dhe bazuar në kërkesën e organizatave të sigurisë për t’u përballur me aktivitetet ilegale të Telegramit, gjyqësori ka ndaluar përdorimin e tij në Iran”, raportoi televizioni shtetëror.

“Të gjithë ofruesit e internetit në Iran duhet të ndërmarrin hapa për të bllokuar uebfaqen dhe aplikacionin e Telegramit më 30 prill”, shkruhej  në faqen e gjykatës.

Autoritetet iraniane thonë se Telegrami është përdorur për të përhapur gënjeshtra dhe për të nxitur opinionin publik dhe se është përdorur edhe nga terroristët dhe për të përhapur pornografinë.

Qeveria ka bërë të ditur se Telegrami dhe aplikacionet e tjera të mesazheve të jashtme mund të marrin licenca për të vepruar nëse transferojnë bazat e të dhënave të tyre në vend.

Ekspertët e privatësisë shqetësohen se kjo gjë nuk është gjë tjetër veçse kontroll nga shërbimi sekret i vendit.

Megjithatë, jo të gjithë zyrtarët qeveritarë janë dakord me këtë veprim.

Ministri i Telekomunikacioneve tha se ishte “e pamundur të bllokonte qasjen e qytetarëve në informata”.

Komentet e Mohammad Javad Azari Jahromi në Twitter theksuan dallimet e opinionit mes qeverisë së presidentit reformist Hassan Rouhani dhe ultra-konservatorëve që kontrollojnë gjyqësorin dhe shërbimet e sigurisë.

“Edhe nëse ndalojmë përdorimin e softuerit, do të gjenden programe të tjera dhe informacioni do të fillojë të qarkullojë lirisht përsëri”, shkroi Jahromi.

“Teknologjia nuk është thelbësisht fajtore, e korruptuar, apo devijante”, shtoi ai. “Qeniet njerëzore e keqpërdorin atë për të promovuar krimin dhe korrupsionin në botën virtuale, ashtu siç bëjnë ata në jetën reale”.

Udhëheqësit klerikë të Iranit janë të kujdesshëm ndaj çdo ringjallje të trazirave anti-qeveritare nëse Presidenti Donald Trump refuzon të zbusë sanksionet më 12 maj, një afat i caktuar prej tij për nënshkruesit evropianë të marrëveshjes së Iranit të vitit 2015.

Marrëveshje që u firmos nga gjashtë fuqi botërore.

Britania, Franca dhe Gjermania janë përpjekur të pengojnë Trump nga anulimi i marrëveshjes së arritur gjatë administratës së paraardhësit të tij Barak Obama. Një filtër i gjerë i qeverisë në internet i pengon iranianët të hyjnë në shumë faqe interneti.

Por shumë iranianë i shmangen filtrit përmes përdorimit të softuerit VPN, i cili siguron lidhje të koduara direkt me rrjetet private të bazuara jashtë vendit dhe mund të lejojë një kompjuter të sillet sikur të jetë i bazuar në një vend tjetër.

“Bllokimi i aplikacionit Telegram duhet të jetë një mënyrë për të parandaluar përdoruesit që të kenë qasje në VPN ose ndonjë softuer tjetër”, bëri të ditur agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars.

Telegrami ka rreth 40 milionë përdorues në Iran.

Zyrtarët iranianë i kanë inkurajuar iranianët të përdorin alternativa të brendshme të Telegram. Aplikacioni Soroush u lançua muajin e kaluar duke ofruar shumicën e tipareve të Telegramit.

Por shumë iranianë hezitojnë të përdorin aplikacionet e brendshme, duke u frikësuar se mund të përdoren nga shërbimet e sigurisë për të spiunuar ata. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Astma tek fëmijët shkaktohet nga ndotja e ajrit

Astma tek fëmijët shkaktohet nga ndotja e ajrit

Rusia: Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të rinovohet

Rusia: Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të rinovohet

Lojtarët muslimanë të Liverpulit në shtypin spanjoll: ç’ndikim do të ketë Ramazani në finalen e Champions League-s?

Lojtarët muslimanë të Liverpulit në shtypin spanjoll: ç’ndikim do të ketë Ramazani në finalen e Champions League-s?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni