Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas protestave të përgjakura: dëshpërimi përndjek Gazën, ndërsa mbetet në fuqi bllokada izraelite

by te Sheshi
21/05/2018
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Pas protestave të përgjakura: dëshpërimi përndjek Gazën, ndërsa mbetet në fuqi bllokada izraelite

Me mbylljen e pikëkalimeve, ka nga ata që presin prej muajsh për lejen e daljes.

Në një stadium të mbushur me rraqe në jug të Gazës, vendi është plot. Të rinj, të moshuar dhe familjarët qëndrojnë në ulëse plastike blu dhe të verdha, me sytë e ngulura mbi fushë.

Por, aty nuk luhet, dhe këta njerëz nuk janë fansa, por udhëtarë që shpresojnë. Turma mban valixhet me vete dhe ka qenë në pritje për t’u larguar, prej muajsh.

Në mes të dhomës së madhe, një zyrtar qëndron i ulur pas një tavoline druri me një listë njerëzish të cilëve iu është miratuar leja atë ditë për të kaluar në Egjipt. Kur ai thërret një emër, një person mund të bashkohet me të tjerët në një autobuz që i drejtohet kufirit.

Një grua 60-vjeçare thotë se është përpjekur të marrë leje largimi nga autoritetet egjiptiane për një vit e katër muaj. Edhe pse palestineze, ajo ka jetuar për tre dekadat e fundit në Gjermani, ku mban edhe shtetësinë, por u kthye për atë që ajo shpresonte të ishte një vizitë e shkurtër tek prindërit e vet.

“U regjistrova për të udhëtuar jashtë Gazës një javë pasi arrita. Kjo është hera e parë që jam në listë”, thotë Mufida, duke mbajtur lart pasaportën e saj gjermane. “Sot nuk është thirurr emri i askujt”, shton ajo.

Mufida mori një telefonatë javën e kaluar që ajo kishte marrë një leje largimi, por do të duhej të priste që t’i thirrej emri. Për katër ditë, tashmë, ajo ka pritur në stadium. Ka zëra që thonë se me një rryshfet prej disa mijëra dollarësh mund t’ia dalësh të kalosh matanë, por Mufida buzëqesh e thotë se nuk i ka aq para kesh. “Askush nuk duhet të kthehet këtu”, thotë ajo. Shtatë fëmijët e saj e presin në Gjermani.

Bllokada prej një dekade në Gaza, rripin e ngushtë të tokës së rrethuar nga Izraeli, Egjipti dhe Mesdheu, ka sjellë rënien e ekonomisë së saj dhe enklavës tashmë i referohen si një burg pa çati. Shpresohej që afërsisht dy muaj protesta, të nxitura nga zemërimi dhe dëshpërimi, mund të lehtësonin këtë krizë për dy milionë palestinezë. Që prej fundit të marsit, me dhjetëra mijë njerëz janë mbledhur në mënyrë të përjavshme përgjatë kufirit me Izraelin, për të demonstruar kundër kushteve nën të cilat jetojnë.

Mes zemërimit ndërkombëtar për apeve për hetime, zjarri izraelit ka vrarë më shumë se 110 njerëz dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pjesa më e madhe në këmbë, sipas zyrtarëve të Shëndetësisë.

Gjëja më e rëndësishme për protestën ishte heqja e rrethimit, për të jetuar në liri dhe me dinjitet.

Lëvizja kulmoi të hënën e kaluar, kur gati 40 mijë persona zbritën në kufi, shumë prej tyre duke hedhur gurë kundër forcave izraelite, të pozicionuara në llogoret me rërë pas gardhit. Pati përpjekje për të shkelur perimetrin, asnjë prej të cilave nuk ia arriti qëllimit dhe shumë prej të plagosurve u qëlluan me dhjetëra metra pas gardhit të fortifikuar, përfshirë edhe personel mjekësor.

Tubimet e së hënës u fokusuan tek mosbesimi ndaj hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, në të njëjtën ditë. Dhe organizatorët e protestave e kanë quajtur lëvizjen “Marshimi i Madh i Rikthimit”, me kërkesën e refugjatëve dhe pasardhësve të tyre – të të tretat e banorëve të Gazës-  që të lejohen të kthehen në shtëpitë e humbura në luftën e vitit 1948 që shenjoi themelimin e Izraelit.

Por, qëllimi parësor ishte dhënia fund e bllokadës, sipas Mkhaimar Abusada, studiues politik në universitetin Al-Azhar të Gazës. “Ky është qëllimi numër një i protestës, edhe pse sllogani është Marshimi i Madh i Rikthimit”, thotë ai. “Gjëja më e rëndësishme për protestën ishte të thyente rrethimin, për të jetuar në liri dhe dinjitet, për të jetuar një jetë më të mirë”.

Izraeli thotë se u detyrua të vendoste kontroll mbi aksesimin e territorit për qëllime sigurie, edhe pse OKB e sheh bllokadën si një ndëshkim kolektiv.

Egjipti, që akuzon qeverisësit e Gazës, Hamasin se trafikon luftëtarë dhe armë, vetëm kohë pas kohe e jap pikëkalimin Rafah në jug të rripit. Kamionët që transportojnë çimenti dhe dru janë parë të kalojnë aty një javë më parë, dhe Kajro tha se pikëkalimi do të mbetej i hapur për gjithë muajin e Ramazanit, periudha më e gjatë kjo e pandërprerë që prej vitit 2013.

Ditët e fundit aty janë kaluar rreth 500 njerëz në ditë, edhe pse në listë mbeten me mijëra. Lejet janë në pjesën më të madhe të kufizuara vetëm për pacientët dhe studentët e regjistruar në universitete jashtë vendit, sikundër edhe për ata që kanë shtetësi të dyfishtë.

Izraeli, sidoqoftë, nuk ka ndryshuar aksesin në mënyrë domethënëse në pikëkalimet e veta. Ai thotë se palestinezët rrënuan një pikëkalim, edhe pse më pas dërgoi furnizime mjekësore në Gaza përmes tij. Hamas i refuzoi kamionët e ngarkuar me ndihma, duke e quajtur këtë një marifet propagandistik. Katër kamionë të tjerë të mbushur me furnizime mjekësore nga Jordania u lejuan të kalojnë të premten, tha OKB, edhe pse aksesi mbetet me kufizime drastike.

Protestat dështuan të mbledhin mbështetje në Izrael, ku gjakderdhja u kornizua në pjesën më të madhe si një reagim ndaj një kërcënimi të mundshëm për sigurinë e vendit. Një ushtar izraelit është plagosur që kur nisën protestat. Një sondazh i realizuar këtë muaj, gjeti se 83 për qind e izraelitëve hebrenj besojnë se hapja zjarr nga ana e ushtrisë ishte e justifikuar.

Qeveria e Izraelit fajëson Hamasin për vdekjen e njerëzve të vrarë nga forcat izraelite, duke thënë se ka nxitur civilët në linjën e zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman e cilësoi Hamasin “një tufë kanibalësh”.

Yehuda Shaul, një nga themeluesit e “Thyerjes së Heshtjes”, grup izraelit i të drejtave të njeriut anti-pushtim, drejtuar nga veteranë ushtarakë, tha se pjesa më e madhe e shoqërisë hebreje të Izraelit “mjaft trishtueshëm, e kanë ngrënë karremin e qeverisë”.

“Ishte vërtet shkatërruese të shihje reagimin e Izraelit në tërësi, që të flasim me këto terma”, tha ai.

Zërat e zemërmit më së shumti janë detyruar të heshtin dhe janë anashkaluar. Protesta të vogla në të gjithë vendin që dënonin përdorimin nga ushtria të municioneve luftarake, sa mezi kapën shifrën e qindra njerëzve. “Kishte një zë pakënaqësie. Është pakicë, por është atje”, thotë Shaul. “Ekziston ky zë dhe ne jemi krenarë për të, por jemi pakicë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Jo “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, ja çfarë emra pranon Greqia…

Jo "Republika e Maqedonisë së Ilindenit", ja çfarë emra pranon Greqia…

Në vend të një vakti të rëndë: supë me banane, tradita e menusë së Ramazanit në Indonezi

Në vend të një vakti të rëndë: supë me banane, tradita e menusë së Ramazanit në Indonezi

Rama në Dropull: Spiro Kserën nuk e arrestova unë, ruaj respekt për të

Rama në Dropull: Spiro Kserën nuk e arrestova unë, ruaj respekt për të

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni