Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas Moskës, Ivanovin e përkrah dhe Artan Hoxha që për pak u bë President i Shqipërisë

by te Sheshi
07/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Pas Moskës, Ivanovin e përkrah dhe Artan Hoxha që për pak u bë President i Shqipërisë

Proverbi i vjetër “për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhiun” është keqpërorur shumë në semantikën publike e në media, ngaqë përdoret vend e pa vend, duke e bajatosur pak si shumë këtë muhabet.

Por nganjëherë kjo shprehje mund të gjejë vendin për sjellje publike e politike.

Një pjesë opinionistësh e analistësh që dalin në ekran e flasin shumë e për çdo gjë, vetëm të ekuilibruar nuk janë; por kanë qëndrim të qartë ndaj njërës palë, ndaj dhe rreshtohen në panele. Gjithsesi, është legjitim por jo në të gjitha rastet e drejtimet.

E tillë është historia që ndodhi mbrëmë në Opinion-in e Fenvziut, ku Artan Hoxha, analisti që gati u zgjodh edhe President i Republikës, ka sulmuar Edi Ramën, siç bën normalsht për natë për takimin në Tiranë me partitë shqiptare të Maqedonisë.

Edhe pse deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një lidhje direkte në Opinion theksoi se takimi i Tiranës ishte një lehtësim i dialogut që nuk kryhej në Shkup, Hoxha është bërë në një mendje me Ivanovin, duke e cilësuar si të mirëqenë akuzën e tij që platforma është bërë në Tiranë.

Një performancë më shumë mllefi se logjike, pasi thjesht për inat të Ramës rrok argumentin e Gruevskit e Ivanovit.

Në fakt, edhe sikur Rama të mos e kishte bërë takimin, siç ka ndodhur edhe me qeveritë e tjera që nuk kanë bashkuar por përçarë partitë shqiptare, sërish Ivanovi nuk do t’ja kishte dhënë mandatin Zaevit me shqiptarët, pasi do t’i akuzonte këta të fundit për puç ndaj shtetit.

Siç e kanë thënë edhe të gjithë ndërkombëtarët, alibia e Ivanovit ka qëllim thjesht që të shpëtojë shefin e tij Gruevski që të mos futet në burg.

E bëri që me faljen e firmosi në prill, të cilën më pas e riktheu.

Takimi i Tiranës, ka një rilevancë politike pasi e bën haptazi  kryeqendërn e Shqipërisë faktor për bashkëkombasit e vet në mënyrën më të qetë dhe pa ndërhyrë dhe treguar paternaliste.

Në këtë rast edhe shqiptarët do të ndihen më mirë se e kanë mbështetjen e shtetit amë, edhe maqedonasit nuk do të kishin aq liri veprimi për të diktuar çdo gjë, pa kushte e kufizime.

Ja ç’shkruan Shaban Murati në komentin e fundit të ciklit “Katovica”.

“Përkrahja direkte diplomatike dhe propagandistike, që Moska po i jep presidentit Ivanov në lëvizjet dhe në qëndrimet e tij antikushtetuese, është në shkelje të normave ndërkombëtare dhe të ligjeve të shtetit të Maqedonisë. Në të gjitha shtetet demokratike dhe normale presidenti u jep mandatin e krijimit të qeverisë me radhë partive, të cilat do të jenë në gjendje të krijojnë shumicën parlamentare dhe qeverinë përkatëse. Këtë kërkesë normale ligjore dhe demokratike e përmban edhe Kushtetuta e Maqedonisë. Është hera e parë në historinë 26-vjeçare të shtetit të Maqedonisë, që presidenti refuzon të zbatojë një normë kushtetuese dhe shpik një artifis për të penguar formimin e qeverisë së re, sepse kjo qeveri nuk i pëlqen partisë së presidentit dhe nuk u pëlqen sponsorëve rusë, që po punojnë për Gruevskin. Komunikata e MPJ ruse e 3 marsit 2017 dhe gjithë komunikatat e kësaj ministrie në muajin e fundit marrin në mbrojtje presidentin Ivanov dhe e nxisin atë t’u rezistojë thirrjeve të BE, të KE, të OSBE dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare, që presidenti të zbatojë Kushtetutën, ligjet dhe praktikat demokratike. Ngjashmëria e argumenteve dhe tezave të presidentit maqedonas me ato të Ministrisë së Jashtme ruse është kaq e madhe, saqë është vështirë të identifikosh se kush është origjinali. Logjika diplomatike dhe historike e fuqisë çon te konkluzioni që nuk mund të jetë MPJ ruse, që imiton komunikatat e Gjorgje Ivanovit, por është presidenca maqedonase, që imiton komunikatat e MPJ të Rusisë.

 Moskës i intereson acarimi dhe jo zgjidhja e krizës maqedonase. i intereson tensionimi dhe kriza kushtetuese dhe institucionale, dhe jo zbatimi i ligjeve kushtetuese dhe demokratike. Kjo strategji krize e mban larg dhe shumë larg Maqedoninë nga anëtarësimi në BE dhe në NATO, çka është objektivi kryesor i ndërhyrjes ruse dhe i manipulimit rus të forcave antiperëndimore në atë shtet. Jo rastësisht, dimensioni kryesor i tanishëm i ndërhyrjes ruse në Maqedoni po bëhet shndërrimi i krizës, nga konflikt politik midis forcave maqedonase, në një konflikt etnik midis popullit maqedonas dhe popullit shqiptar. Hija e metodës ruse të përdorur në Ukrainë, për organizimin e një konflikti etnik midis rusëve dhe ukrainasve, po shfaqet kërcënueshëm mbi shtetin e Maqedonisë. Komunikatat e MPJ të Rusisë vendosin në themel të tyre nxitjen e konfliktit ndëretnik në Maqedoni. Komunikatat e MPJ të Rusisë të datës 2 dhe 3 mars përmbajnë një antishqiptarizëm patologjik, me një nxitje dhe inkurajim deri racor të urrejtjes etnike të maqedonasve ndaj shqiptarëve dhe me një strategji perfide për krijimin e kushteve për një konflikt të gjerë ndëretnik në Maqedoni. Antishqiptarizmi i institucionit kryesor të diplomacisë ruse është deri në kufijtë e habisë dhe pa asnjë etikë diplomatike sulmohet Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb. Diplomacia dhe propaganda ruse kanë koleksionuar teza antishqiptare dhe me komunikatat zyrtare po mbledhin re lufte në qiellin politik të Maqedonisë. Ja tezat e dy komunikatave të fundit ruse: 1- që kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë synojnë federalizimin dhe asgjësimin e shtetit të Maqedonisë; 2- që kërkesat e partive politike shqiptare bazohen në një platformë të hartuar në Tiranë dhe Shqipëria ndërhyn në punët e brendshme; 3- që me kërkesat për dygjuhësinë zyrtare shqiptarët duan të krijojnë “Shqipërinë e Madhe”; 4- që Kosova po destabilizon Maqedoninë dhe rajonin; 5- që shqiptarët kanë pretendime territoriale ndaj Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.

Diplomacia ruse sulmon shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërinë dhe Kosovën, pra sulmon shqiptarët si komb, dhe ky antishqiptarizëm është boshti veprues i ndërhyrjes së gjithanshme të Rusisë në Maqedoni”.

Është në fakt një përgjigje më e saktë se dikush mund ta bëjë në këtë rast. Për ta shpjeguar se sjellja e Ivanovit nuk është çështje reklame apo inati.

Ndërsa për Artan Hoxhën e të ngjashëm si ai, të cilët qerthullojnë brenda paradigmës, tipike shqiptare, “për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”, duke i rënë Ramës – që në fakt jo pak meriton t’i bihet për shumë e shumë të pabëra gjatë qeverisjes – se dhe ky i fundit ka patur raste kur është treguar realist ndaj kundërshtarit të vet. Kutojmë se ka qenë fjala për Gazsjellësin TAP, ai ia ka njohur dhe ia vlerësuar publikisht meritat Berishës për rolin e tij në interes të Shqipërisë.         /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Paralajmërimi i zyrtarit të BE-së: Kosova dhe Maqedonia drejt shpërbërjes!

Paralajmërimi i zyrtarit të BE-së: Kosova dhe Maqedonia drejt shpërbërjes!

Njihuni me hotelin më të lartë në botë, super-luksoz (video)

BIK dhe Shpend Ahmeti përplasen për ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë

BIK dhe Shpend Ahmeti përplasen për ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni