“Forcat politike treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë për të bërë këtë vendim historik”. Kështu thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn, të cilët përshëndetin miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.
Në deklaratën përbashkët thuhet se tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të fillojë menjëherë, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë një sistem gjyqësor që është i bazuar në standardet evropiane.
“Ky hap i adresohet një kërkese të gjatë të shumicës dërrmuese të qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ajo është gjithashtu një kontribut i madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë prioritete kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian”, – thuhet në deklaratën e dy zyrtarëve të lartë. /tesheshi.com/