Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas Malit të Zi vjen Demarkacioni me Serbinë: ja çfarë e pret politikën kosovare

by te Sheshi
13/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pas Malit të Zi vjen Demarkacioni me Serbinë: ja çfarë e pret politikën kosovare

Nga Blendi Gashi

Kosova pas ratifikimit eventual të Demarkacionit me Malin e Zi, pritet të ketë jo pak telashe edhe me demarkimin e kufirit me Serbinë.

Paralajmërimi i pushtetit se Demarkacioni me shtetin serb do të bëhet në dialogun e Brukselit, qysh tani ka ngjallur reagime jo të pakta tek opozitarët dhe ekspertët duke e cilësuar një betejë tejet të rrezikshme ku shteti ynë mund të pësojë dëme të mëdha.

Është ministrja Tahiri e cila e para në muajin shkurt para komisionit kuvendar për punë të jashtme paralajmëroi se në fazën finale të dialogut në Bruksel do të diskutohet edhe procesi i shënimit të kufirit me Serbinë. Më pas të njëjtën gjë e konfirmoi edhe kryeministri Mustafa.

Opozitarët ia bëjnë të qartë mazhorancës se ajo assesi nuk ka kredibilitet të merret me çështjen në fjalë siç thotë pas gabimeve të bëra me shënjimin e kufirit me Malin e Zi, duke thënë se duhet një qeveri e re ta trajtoi me seriozitet çështjen në fjalët.

Ja mesazhi për pushtetin

Deputeti i LDK-së, e njëherit profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi paralajmëron se Kosova mund të humbasë edhe në Demarkacionin me Serbinë siç ka humbur në marrëveshjet që janë nënshkruar në Brukselit.

“Nëse puna mbështetet në materialet faktografike nuk mund të jetë problematike edhe nëse negocimi bëhet në Bruksel. Mirëpo nga përvojat që kemi deri sot me Brukselin, Kosova për fat të keq në çdo marrëveshje të deritanishme që është bërë atje është hyrë në grupin e humbësve. Andaj, nëse kjo çështje shtrohet në Bruksel kam frikë se mund të dëmtohemi”, thotë Bulliqi për tesheshi. com.

Sipas tij, para shënjimit të vijës kufitare me Serbinë duhet sqaruar disa probleme dhe pala kosovare duhet të jetë e përgatitur jashtëzakonisht mirë.

“Problemi numër një, është çështja e dokumentacionit kadastral, i cili ndodhet në Serbi dhe ne kemi vetëm kopje të atyre dokumenteve, që padyshim se është një hendikep i madh për Kosovën. E dyta për fat të keq kadastrat nga gjeoportalet tona dhe të Serbisë, në disa segmente të kësaj vije kufitare haset në disa probleme të ndryshme të cilat në njërën anë kadastrat tona na tregojnë që janë pjesë e territorit të Kosovës, ndërsa kadastrat serbe tregojnë se janë pjesë e territorit të Serbisë. Dhe problemi tjetër që është aktual edhe sot e kësaj dite dhe me vështirësi po e anashkalojnë banorët e fshatrat e Kamenicë, Karaqeva është linjë kufitare që Serbia ka arritur ta mashtroj edhe KFOR-in duke i ofruar harta në marrëveshje të Kumanovës, që ka krijuar një problem praktik në teren ku me ç’rast nga analizat që ne kemi bërë diku 170 parcela të qytetarëve të Kosovës faktikisht na mbetën jashtë territorit të Kosovës në atë pjesë”, thotë Bulliqi.

Shkodran Hoti, zyrtar për media në Vetëvendosje thotë se qëndrimi i tyre për dialogun është i qartë, pra është është i dëmshëm, i papranueshëm i padrejtë e i pabarabartë.

Ai thotë se Serbia duhet kushtëzuar, dhe pa ndryshuar dhe pa pranuar disa kushte, nuk duhet ulur fare në tavolinë me të për të diskutuar për asnjë çështje.

“Tashmë, qeveria na e ka bërë të ditur se është në gjendje që në çdo demarkim të kufijve të japë territor, prandaj kësaj qeverie nuk duhet të ia lëmë në dorë detyrat e tilla. Pra, ajo duhet larguar sa më parë nga pushteti”, thotë Hoti për tesheshi. com.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, është kundër që kufiri mes dy vendeve të përcaktohet në Bruksel, duke thënë se partia e tij po angazhohet që qeveria aktuale ta ketë jetën politike e qeverisëse sa ma të shkurtër që të mos mund ta materializoi as Demarkacionin e keq me Malin e Zi, e lëre ta bëj shënjimin e kufirit me Serbinë.

“Nuk do të duhej t’u jepej e drejta këtyre njerëzve të caktonin kufijtë e Kosovës sepse po shihet çfarë i bëjnë. Janë të paaftë për të qenë në gjendje që të bëjnë shënjimin e kufijve për më tepër nuk janë aspak serioz dhe nuk e kanë marrë këtë detyrë me seriozitetin  e duhur. Shteti i Kosovës është sovran dhe nuk ka pse negocion me asnjë shtet fqinje askund për vijën kufitare”, thotë Lekaj për tesheshi.com.

Sipas tij, kurdo që të ndodhë Demarkacioni me Serbinë duhet të ketë njerëz të përgjegjshëm e më kredibilitet të lartë për të marrë përgjegjësi të tilla.

“Po shihet çka don të thotë kur ka materialist në pozicione të ndjeshme, siç është më komisionet e presidentit dhe kryeministrit, që për një gradë shkencore apo për disa meditje më shumë janë në gjendje të bëjnë gjithëfarë marrëveshjesh të gënjeshtruara. Pa as më të voglën keqardhje këta janë në gjendje më sjellë kufirin në Prishtinë, sepse janë aty për pushtet e jo për të ruajtur shtetin”, thekson Lekaj. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Çamçakëzët ndihmojnë në mbajtjen mend

Çamçakëzët ndihmojnë në mbajtjen mend

Përdorni telefonin si alarm, ja pse nuk duhet ta bëni më

Përdorni telefonin si alarm, ja pse nuk duhet ta bëni më

Rama: do çojmë në gjyq median e lajmit me mbetje radioaktive

Rama: do çojmë në gjyq median e lajmit me mbetje radioaktive

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni