Pas largimit të katër kryeprokurorëve të rretheve me motivin “për arsye personale”, sot ka reaguar kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla.
Sipas tij, po rishqyrtohet mundësia e rifreskimit të stafit drejtues. Llalla është shprehur se ndryshime në disa nivele të prokurorisë vijnë si nevojë për përmirësim të rezultateve.
“Disa prej tyre ndodhen prej vitesh në poste drejtuese. Riformatim pritet të ketë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Riorganizimi do të realizohet në disa faza, ku fillimisht po shqyrtohen mundësitë në ato njësi të Prokurorisë, në të cilat vlerësohet se ka nevojë për ndërhyrje në një kohë sa më të shpejtë”, – tha Llalla.
Ai shtoi se Prokuroria e Përgjithshme, pas analizave vjetore të zhvilluara në fillim të vitit 2016, ka krijuar një pamje të qartë mbi problematikat e aktivitetit. Kryeprokurori deklaroi se në përfundim, është vlerësuar si domosdoshmëri rifreskimi i një pjese të strukturës së Prokurorisë, proces i cili pritet të realizohet periodikisht në ditët dhe javët e ardhshme. /tesheshi.com/