Pas Koço Kokëdhimës, kreu i PD-së Lulzim Basha është treguar krahëhapur për një tjetër personazh ardhur nga kampi i PS-së: i ashtëquajturi kaubojs, pra deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj.
Ky i fundi ka kaluar tashmë tek “Republika e Re”, por nuk është dhe aq i ri në krah të PD-së, pasi në fushatën lokale të vitit 2015-të, kundërshtonte kandidaturën e LSI-së për bashkinë Lezhë, Viktor Tusha.
Ndryshe nga bashkëkrahinarë të tij që akuzohen për vepra penale e afera kriminale, Ndocaj është i pastër në këtë aspekt; por ai tashmë është bërë një personazh emblematik për performacat parodike tip skeçi në Kuvend sesa për ndonjë ide të tij.
Ky i është i dyti rast në kaq javë çadër që Basha pranon të ulet me një njeri të Ramës. Rasti i Ndocajt pason atë të Koço Kokëdhimës, ish-njeriun më të urryer në PD dhe rregullisht objekt akuzash në më shumë se tre vjet, me të cilin Basha u ul përzemërsisht e bisedoi me aktualitetin politik, që për të do të thotë se si mund të rrëzohet Rama. /tesheshi.com/