Alina Kabayeva, 39 vjeçe, një medaliste e artë olimpike e cila ka qenë e lidhur me presidentin rus Vladimir Putin për disa vite, mori pjesë së fundmi në Kupën Evgeniya në Omsk, Siberi dhe pozoi me gjimnastët dhe anëtarët e tjerë të jurisë.
Çdo dalje e saj në publik përcillet me komente të shumta, dukja e saj analizohet, si dhe çdo lëvizje që mund të çojë në detaje intriguese për të cilat ka shumë histori për të.
Në event, Kabaeva kishte veshur një fustan me lulka, gjë që tregon se ajo ndjek trendet në fushën e modës dhe bukurisë, si në veshje ashtu edhe në frizurë.
Allina ka përshëndetur me duartrokitje më të mirat në garë dhe ka pozuar gjithashtu me to.
Daily Mail shkruan se ajo më parë ishte fshehur në Zvicër, ku në vitin 2015 lindi një nga dy fëmijët që ka me Vladimir Putin.
Omsk është më shumë se 3,000 kilometra nga të paktën dy pallate ku ajo jeton me Putinin, njëri i fshehur në pyjet e Valdait në Rusinë veriore, tjetri në Gelendzhik me pamje nga Deti i Zi. Nuk dihet se sa do të qëndrojë Alina në Siberi.
Paraqitja e saj në ngjarjen sportive vjen mes spekulimeve se Alina, e cila ka të paktën dy fëmijë me Putinin, po kërkon një rol të madh politik në regjimin e tij.
Sipas një teorie, ajo dëshiron të pasojë presidenten e Këshillit të Federatës, dhomës së lartë të Asamblesë Federale, Valentina Matviyenko, 74 vjeçe, e cila pritet të dalë në pension.
Daily Mail shkruan se një “lëvizje e tillë nepotike mund të nxisë thashethemet se ajo përfundimisht mund të pasojë Putinin si president”. /tesheshi.com/