Zyrtarët e shtetit Florida kanë njoftuar se numri i viktimave pas uraganit “Irma” është ngritur në 12.
Pas stuhisë që goditi Floridën, gjithçka duket të jetë çrregulluar dhe e pazakontë.
Departamenti i Shëndetësisë u ka bërë thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qasjes përreth pronave të tyre për herë të parë pas heqjes së urdhrit të evakuimit.
Gjarpërinj, aligatorë dhe krijesa të tjera të rrezikshme janë parë duke u endur nëpër zona të pazakonta, ngase stuhitë ishin aq të fuqishme sa që t’i zhvendosin ata nga habitati i tyre natyror.
Uragani “Irma” madje i shkaktoi dëmtime të mëdha edhe infrastrukturës, duke shëndërruar kështu një autostradë në plazh, siç mund të shihet në foto.