Italia tashmë është zyrtarisht në “play-off”-in e Kupës së Botës “Rusi 2018”, pavarësisht se ka edhe një ndeshje që do të luajë në “Loro Boriçi” të Shkodrës përballë kombëtares shqiptare.
Fitorja e Belgjikës 3-4 në transfertë ndaj Bosnjës bëri që skuadra e drejtuar nga trajneri Ventura të mos rrezikojë më të mbetet në vendin e fundit të renditjes së vendeve të dyta.
Duket se përballja me Shqipërinë mund të jetë një ndeshje miqësore, pasi çdo rezultat nuk ndikon te ekipi italian përsa i takon kualifikimit të skuadrave të Grupit G.
E vetmja rëndësi për këtë ndeshje është që Shqipëria të ruajë vendin e tretë, mundësisht duke marrë pikët maksimale dhe për të shpresuar me një përqindje të vogël për t´u kualifikuar në Botërorin “Rusia 2018”. /tesheshi.com/