Pas Elbasanit, radhën e ka patur Vlora për t’u zgjuar nën hapat e rëndë të forcave speciale.
Kontigjente të FNSH-së kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit në qytetin bregdetar, duke kryer një sërë kontrollesh të befasishme, përfshirë dhe zonat rurale.
Prej tyre është Lumi i Vlorës, i njohur si hambar i kultivimit të kanabisit.
Një ditë më parë, një operacion gjigand në Elbasan, çoi në goditjen e Çapjave. Por ndërkohë, edhe Vlora është prej qyteteve që mban peshën e rëndë të bandave dhe krimit. /tesheshi.com/