Një miliarder japonez i cili kaloi 12 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) është kthyer në Tokë, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.
Yusaku Maezawa, një miliarder 46-vjeçar, ndihmësi i tij Yozo Hinoro dhe astronauti rus Alexander Misurkin u hodhën me parashutë në stepën kazake rreth orës 03:13 GMT, raporton AFP.
“Fluturimi turistik i anijes kozmike SoYuz MS-20 ka përfunduar”, sipas faqes së internetit Roscosmos.
Dy japonezët janë turistët e parë që paguajnë vetë udhëtimin.
Kjo është vizita e parë turistike në stacionin hapësinor që nga viti 2009.
Çmimi i udhëtimit nuk është bërë i ditur.
Ishte planifikuar që Hinoro të filmonte të gjithë misionin. /tesheshi.com/