Komisionieri britanik i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hill ka dhënë dorëheqjen. Ai tha se pas votës për tu larguar nga BE, ajo që është bërë nuk mund të zhbëhet më.
Nëpërmjet një deklarate për media ai tha se nuk ishte më e drejtë që të vazhdonte detyrën në krye të shërbimeve financiare.
Hill deklaroi se do të qëndrojë për një periudhë prej disa javësh për të siguruar një dorëzim të rregullt.
Jonathan Hill është një prej aleatëve të ngushtë të kryeministrit David Cameron. Ai kishte argumentuar për Britania e Madhe që të mbetet në BE. Dorëheqja e tij, është e dyta pas asaj të kryeministrit Cameron. /tesheshi.com/