Protestës të së shtunës kundër ligjit për importin e mbetjeve, i është bashkangjitur edhe publicisti Kiço Blushi, babai i Ben Blushit.
Dhe kjo ka ndodhur dy ditë pasi i biri u largua përfundimisht nga PS-ja e ish-mikut të tij, Edi Rama.
Gjatë gjithë periudhës kur Blush junior shpërtheu kundër Ramës, i ati nuk nuk është ndjerë.
Në shkrimet e tij të zakonshme nuk ka patur insinuata që tregoni se si edhe ai, po ashtu si i biri, ishin të zhgënjyer nga
Rama. Kiçoja, ka qenë një këshilltar bashkiak i PS-së në kohën kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës.
Në protestë, Blush i ati, u shfaq me në krah Robert Ndrenikën, për koinçidencë, njëri prefekti e tjetri autori i prefektit tek “Koncert në vitin ‘36”. /tesheshi.com/