Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy viziton rajonin e Katalonjës për herë të parë që prej vendimit nga ana e tij për të marrë kontroll të drejtpërdrejtë dy javë më parë.
Rreth 750 mijë persona protestuan në Barcelonë të shtunën në mbrëmje kundër arrestimit të drejtuesve rajonalë, e kjo është një arsye mëse e mjaftueshme që kryeministri spanjoll të jetë vetë i pranishëm për të qetësuar situatën.
Ministrat e shkarkuar janë duke u hetuar për rebelim dhe sulme të dyshimta ndërsa dy aktivistë u arrestuan gjatë një proteste masive para referendumit.
Më 21 dhjetor, në Katalonjë mbahen zgjedhjet e parakohshme, por ekziston frika e një mospjesëmarrjeje masive. /tesheshi.com/