Kryeministri Rama ka paralajmëruar ndëshkim deri dhe me burg për ata që zaptojnë plazhet publike me çadra e shezlongje, duke ofruar pamjet e një aksioni tejet të diskutueshëm të këtyre ditëve, në kulmin e sezonit, ku policia mësyn në terrenet e plazhbërjes kundër abuzuesve.
“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan sot nga zaptuesit.
Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri për vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie”, paralajmëron shefi i qeverisë, e kjo pas 6 viteve qeverisjeje. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2370164839891810/?t=7