Në orët e vona të natës, parlamenti shqiptar ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2016, ku 84 deputetë votuan “pro”, 41 “kundër” dhe 1 abstenoi.
Kjo ndodhi pasi afro 15 orësh diskutime, ku pati ashpërsim të gjuhës së deputetëve siç ndodh rëndom me akuza e kundërakuza.
Nuk mundi të kalojë hetimi ndërkombëtar për kompaninë ÇEZ, pasi nuk morri votat e nevojshme. /tesheshi.com/