Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Partitë si Gogoli: Përdorin pafajësinë e fëmijëve për vota, kryeson LSI (denoncime dhe foto)

by te Sheshi
22/06/2017
in Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Partitë si Gogoli: Përdorin pafajësinë e fëmijëve për vota, kryeson LSI (denoncime dhe foto)

Pavarësisht se përbën shkelje përdorimi i fëmijëve në fushatë, partitë politike pa dallim janë duke e përdorur imazhin e tyre për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Pasditen e djeshme është zhvilluar mitingu përmbyllës i PD-së në Berat, ku pjesë e tij janë bërë edhe fëmijët.

Përdorimi i imazhit, abuzimi, si dhe indoktrinimi i fëmijëve në fushatat elektorale janë metoda krejtësisht antiligjore që përdorin politikanët shqiptarë në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sa pak ndryshojnë partitë e demokracissë me me sistemin komunist që përdorte fëmijët për të indoktrinuar propagandën komuniste duke brohoritur për partinë dhe duke dalë në foto në krah të udhëheqësit politik.

Fotot e lidervë me fëmijë të vegjël (çuditërisht rrallë zgjedhin të dalin me fëmijët e tyre) kanë pushtuar mediat, ndërsa përfshirja drejpërdrejt e fëmijëve dhe adoleshentëve nëpër mitingje nuk është sporadike, por edhe një strategji politike për ndonjë parti.

Në mitingun e madh të Lëvizjes Socialiste për Integrim në sheshin “Nënë Tereza” kishte aq shumë adoleshtentë të moshës 14-16 vjeç sa dukej sikur ishte ndonjë eskkursion i shkollave fillore se sa një miting elektoral, ku duhet të jesh të paktën 18 vjeç që të mund të ushtrosh të drejtën e votës për këtë parti.

Strategjia e LRI-së, forumi rinor pranë kësaj partie, prej vitesh ka funksionuar me përgatitjen e kontigjentit të votuesve të rinj dhe indoktrinimi i të rinjve nis që në moshë të hershme për t’u përgatitur si votues i LSI-së kur të mbushë moshën.

Në këtë frymë, shumë kandidatë të LSI-së shfaqen pranë “pafajsisë” së fëmijëve nëpër foto fushate, por nuk mbeten pas as kandidatët e partive të tjera të mëdha, PD e PS.

Por ky fenomen nuk është i shkëputur dhe ka prekur të gjitha partitë, duke shënuar raste flagrante ku në takime elektorale si ai i Astrit Veliajt të PD-së në Berat kishte më shumë fëmijë se sa të rritur.

Tesheshi.com mblodhi denoncimet që vetë qytetarët kanë bërë me foto dhe video në platformën e denoncimeve Za’Lart, një projekt që funksionon që nga zgjedhjet e vitit 2013 nën moderimin e Institutit Shqiptar të Shkencave AIS, dhe me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA dhe Programit të Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Denoncimet me foto:

Fushata e LSI në Berat

Prezenca e fëmijëve në takimet elektorale të kandidatëve vihet re në takimet elektorale të kandidatëve të të gjitha forcave politike të Qarkun e Beratit. Por, subjekti politik i LSI jo vetëm në takimet prezantuese të kandidatëve përpara elektoratit, por dhe në takimet që vetë kandidatët organizojnë në shumë qytete dhe lagje përdorin fëmijët. Takimi i LSI në Kuçovë, ku janë prezantuar kandidatët që garojnë për këtë forcë politike në Qarkun e Beratit është i mbushur me fëmijë nga vendet e para tek të fundit.

Drejtori i LSI-së në fushatë aktive me fëmijë

Afrim Dervishi, me detyrë Drejtor i Provimit të Praktikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave, zhvillon fushatë aktive si drejtues elektoral në njësinë administrative të Dajtit, për llogari të LSI-së. Fotot tregojnë ligjërimet e tij në aktivitete politike të kësaj partie, çka është e ndaluar me ligj, sikundërse e saktëson edhe VKM-ja që krijoi Task-Forcën verifikuese. Për më tepër, në një zyrë elektorale të LSI-së në Dajt, Dervishi shfaqet teksa ka mbledhur disa fëmijë të vegjël, të pashoqëruar me prindër, të cilëve u shpërndahen ëmbëlsira dhe fotografia shpërndahet në faqen e LSI-së së Dajtit.

Dy kandidatët e PD , dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar

As fëmijët me nevoja të veçanta nuk kanë shpëtuar pa u bërë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Qershorit, në Berat. Kandidati i PD-së në këtë qark Eduart Halimi i shoqëruar nga një tjetër kandidate e kësaj partie Monika Qosja kanë organizuar në kuadër të fushatës së tyre një takim me prindër dhe fëmijë me nevoja të veçanta fizike dhe mendore. Pjesë e takimit janë bërë dhe vetë fëmijët, të cilët sic shihet edhe nga fotot, janë fokusuar duke marre dhurata nga kandidatët.

Astrit Veliaj takime elektorale me fëmijë

Kandidati i Partisë Demokratike në Berat, Astrti Veliaj ka shfrytëzuar fëmijët për të mbushur sheshet. Gjatë takimeve me banorë të lagjes “Donika Kastrioti” dhe banorët e lagjes “Çlirimi”, Veliaj i gjendur në hall për njerëz ka shfrytëzuar fëmijët për të realizuar këto takime, pavarësisht se ka një ligj elektoral që dënon akte të tilla.

Kandidati i PS-së në Berat përdor imazhin e fëmijëve për të mbledhur vota

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, Fadil Nasufi shfrytëzon imazhin e fëmijëve për të mbledhur vota. Braktisja nga ana e qytetarëve ka vendosur në lëvizje kandidatët e Rilindjes. Duke përdorur fëmijët, kandidatët për deputet kërkojnë të përçojnë tek prindërit votues, imazhin e politikaneve të dashur e të ndjeshëm ndaj problemeve të tyre.

Fushatë me fëmijët në Fier

Dy partitë e mëdha politike kanë përfshirë në fushatë edhe fëmijët. Ata janë parë me flamuj e simbole partiake në vende të dukshme të mitingjeve elektorale. Në një prej takimeve me komunitetin rom në Levan nga kandidatë të PD-së, vihet rë prania në masë e fëmijëve, si pjesë e mitingut.

Partia Demokratike përdor fëmijët në mitingun përmbyllës në Berat

Pavarësisht se përbën shkelje përdorimi i fëmijëve në fushatë, partitë politike pa dallim janë duke e përdorur imazhin e tyre për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Pasditen e djeshme është zhvilluar mitingu përmbyllës i PD-së në Berat, ku pjesë e tij janë bërë edhe fëmijët.

Përdorimi i fëmijëve nga kandidatët e PD Shkodër

Kandidatët e PD- së në qarkun e Shkodrës, Romeo Gurakuqi dhe Izmira Ulqinaku, gjatë takimit në lagjet e qytetit të Shkodrës shoqërohen edhe nga fëmijë të mitur me bluza, kapele por edhe flamuj të Partisë Demokratike

LSI në Korçë me fëmijë dhe punonjës të administratës

Në fushatën e LSI për qarkun e Korçës të kandidates Brunilda Paskali shihet përdorimi i fëmijve dhe gjithashtu shoqërimi nga punonjës të administratës. Përkatësisht në foto me rreth të kuq Nënkryetarja e Bashkisë Korçë Znj.Floalda Strati

Bathore, kandidati i PS, Sadri Abazi përdor fëmijët në fushatë

Gjatë takimeve elektorale në Kamëz dhe Bathore, kandidati Abazi ekspozon me fëmijët në krahë, duke i përdorur për qëllime elektorale. Prezenca e fëmijëve në takimet e tij elektorale, nuk është rastësore, por produkt i udhëzimeve partiake.

Një klasë politike që shihet si e korruptuar dhe nuk gëzon moralin që i duhet për të kërkuar votat tenton në mënyrë të qëllimtë të përmirësojë imazhin e saj duke keqpërdorur imazhin e fëmijëve.

Psikologët vërejnë se kjo është shumë problematike pasi kur të rriten këto fëmijë të sotëm nuk do të ndihen mirë kur të shikojnë veten në foto me këta politikanë dhe kur të kuptojnë se janë përdorur pa dijeninë e tyre.

Ndërsa partitë po krijojnë militantët e ardshëm duke u indoktrinuar që në vegjëli me flamuj partiakë./tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
ISIS hedh në erë xhaminë që e kishte simbol të vetin, ja historia e saj

ISIS hedh në erë xhaminë që e kishte simbol të vetin, ja historia e saj

Shmangni ankthin me 6 hapa

Shmangni ankthin me 6 hapa

Katandisja e arsimit në Kosovë, “Demokracia Studentore”: reformimi veç në letër

Katandisja e arsimit në Kosovë, “Demokracia Studentore”: reformimi veç në letër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni