Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës ende nuk e kanë vendosur se çfarë do të bëjnë në zgjedhjet e 24 prillit.
Siç bën të ditur korespondenti i RTK-së nga Presheva, Baki Rexhepi, “Rreth dhjetë parti politike që tubojnë shqiptarët ende nuk kanë vendim konkret, ndërkohë që kalkulojnë për metodat e pjesëmarrjes në zgjedhje”.
Për Jeton Ismailin, gazetar, në mediat preshevare, e rëndësishme është unifikimi i partive politike për dalje së bashku në zgjedhje parlamentare.
Ndërkaq, qytetarët shqiptarë kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit politik, ndërsa janë skeptikë për një pjesëmarrje serioze në zgjedhje.
Partitë politik deri më tani kanë marrë pjesë në të gjitha nivelet e zgjedhjeve, ndonëse të ndarë. /tesheshi.com/