Kryesia Kuvendit vendosi për një seancë plenare pasdite në orën 17.30, për të zëvnndësuar atë të ditës së enjte anolluar për shkak të protestës së opozitës dhe paralajmërimeve për akte dhune. Në këtë seancë pritet miratimi i buxhetit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.
Por sapo është bërë public ky fakt, opozita ka rendur të njoftojë se ajo do organizojë menjëherë një protestë para parlamentit, të cilën e kishte planifikuar për të enjten.
Kjo tashmë përbën dhe një provë për të se sa do mund të mbledhë njerëz në shesh, pasi ardhja e tyre nga rrethet, siç ndodh në ato të planifikuarat, nuk është e mundur.
Për opozitën, pas dorëzimit të mandateve prej saj, parlamentit është ilegjitim. Por mazhoranca mjaftohet me aspektin korrekt – kushtetues dhe thotë se do vijojë axhendën e rregullt parlamentare. /tesheshi.com/