Pas tre ditëve përplasje dhe negociata pa fund, Parlamenti italian ka zgjedhur më në fund dy krerët e dhomave, asaj të deputetëve dhe Senatit.
Roberto Fico nga Lëvizja 5 Yje është zgjedhur President i Dhomës të Deputetëve, ndërsa Presidente e Senatit u zgjodh Maria Elisabetta Alberti Casellati nga Forza Italia.
Kjo e fundit përbën gruan e parë të zgjedhur në një rol kaq të rëndësishëm.
Sipas Kushtetutës së Italisë, kreu i Senatit është figura e dytë shtetërore pas Presidentit të Republikës.
Me zgjedhjen e një figure nga ana e Forza Italia-s së Berusconit në Senat, Lega e 5 Yje-i synojnë që të bëjnë qeverinë se bashku dhe të mënjanojnë ish-kryeministrin.
Por duket jo ndërmarrje e lehtë, pasi si Di Maio i 5 Yjeve ashtu edhe Salvini i Lega-s duan të bëhen kryeministra. /tesheshi.com/